KPMSHCK kërkon rikthimin e Agim Sopit në krye të TKK-së

Prishtinë, 13 shtator 2018 – Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK) kërkon rikthimin e regjisorit Agim Sopi në krye të Teatrit Kombëtar.

KPMSHCK njofton se para dy ditësh e ka aprovuar ankesën e regjisorit Sopi dhe e ka obliguar Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit ta zbatojë këtë vendim, në afatin prej 15 ditësh.

“Obligohen KD i TKK- së dhe MKRS që në afatin prej 15 ditësh nga dita e pranimit të vendimit, duke kthyer ankuesin Agim Sopi në vendin e punës -drejtor i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës’”, thuhet në vendimin e KPMSHCK.

Por, palët e pakënaqura me këtë vendim kanë afat 30 ditë për ta dërguar rastin në gjykatë.

Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit nuk e ka komentuar vendimin e KPMSHCK-së.

Agim Sopi është shkarkuar nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të TKK-së në mars të 2018, nga Këshilli Drejtues i TKK-së. (r.m.)

Comment

*