KQZ dërgon në rinumërim edhe 440 kuti të votimit

Prishtinë, 14 nëntor 2017 – Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka marrë vendim që të rinumorëhet edhe 440 kuti të votimit nga zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Prej këtyre kutive, 70 ishin rinumëruar edhe më herët.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se rinumërimi do të bëhet për shkak të ankesave të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Enis Halimi, gjatë mbledhjes së KQZ-së, ka paraqitur  një raport për ecurinë e përgatitjeve të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, që do të mbahet të dielën, më 19 nëntor.

Ai ka bërë të ditur se është duke vazhduar operacioni jashtë Kosovës, ku kanë të drejtë vote 6 mijë e 847 votues.

Halimi ka njoftuar edhe lidhur me përgatitjet që janë duke u bërë që Personave me Nevoja dhe Rrethana të Veçanta t’u mundësohet të votojnë përmes ekipeve lëvizëse në Ditën e Zgjedhjeve.

KQZ e ka miratuar edhe planin për balotazh,  dhe i ka emëruar Këshillat e Vendvotimeve në komunën e Parteshit, ku do të përsëriten zgjedhjet për kryetar komune. (r.m.)

Comment

*