KQZ mblidhet për mandatet e deputetëve Rakipi dhe Rehovica për fshehje dënimesh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë sot për fatin e dy deputetëve Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi, për të cilët prokuroria e përgjithshme kërkon  heqjen e mandatit.

Mbledhja e KQZ do të zhvillohet në orën 12:00, ku do të shqyrtohen edhe 3 vendime të tjera për dy ish deputetët Omer Mamo e Mhill Fufi dhe kryebashkiakun e Pogradecit Eduard Kapri.

Për deputetin e LSI Gledion Rehovica Prokuroria arsyeton se nuk e ka plotësuar formularin saktë të dekriminalizimit, ku dyshohet se ka përdorur dhe një emër tjetër.

Ndërsa për deputetin e PDIU Aqif Rakipi janë ngritur dyshime se ka qenë i dënuar në Itali. Prokuroria i ka marrë atij edhe gjurmët e gishtave dhe për këtë çështje ka dërguar edhe letërporosi për sqarime shtesë në rrugë zyrtare nga pala italiane.

Shqyrtimi i projekt vendimeve:

1.    Për shqyrtimin e  rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për  funksionarin publik z.Gledjon Rehovica, deputet i Kuvendit të  Shqipërisë, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin  e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë  funksione publike”.

2.    Për shqyrtimin e  rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për  funksionarin publik z.Aqif Rakipi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në  zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit  të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

3.    Për shqyrtimin e  rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për  funksionarin publik z.Eduart Kapri, Kryetar i Bashkisë Pogradec, në  zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integriteti  t të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

4.    Për shqyrtimin e  rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për  funksionarin publik z.Mhill Fufi, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë,  në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e  integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione  publike”.

5.    Për shqyrtimin e  rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për  funksionarin publik z.Omer Mamo, ish- deputet i Kuvendit të Shqipërisë,  në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e  integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione  publike”.

Comment

*