Krasniqi bëhet kampion i Evropës në boks

Bad Tolz (Gjermani), 3 qershor 2018 – Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi, e ka fituar titullin e kampionit të Evropës EBU pasi e mposhti rusin, Stanislav Kashtanov, në një meç të zhvilluar të shtunën mbrëma në Gjermani.

Krasniqi ka dominuar duke i dhënë goditje të forta kundërshtarit të tij, pothuajse në secilin nga 12 raundet sa ka zgjatur meçi.

Me këtë triumf, shqiptari nga Juniku i ka hapur vetes rrugë për titullin kampion i botës dhe tani mund të konsiderohet ndër pretendentët kryesorë për kategorinë super e mesme.

Krasniqi i ka 48 shënuar fitore nga 53 luftëra. (r.m.)

Comment

*