Krasniqi e godet Thaçin: Nuk ka duhen njerëz që paguajnë për libra që u thurin lavde

Prishtinë, 24 qershor 2018 – Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, e ka kritikuar ashpër Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për maninë e tij që ta madhërojë veten.

Krasniqi, ndonëse nuk e ka thënë shprehimisht, e ka akuzuar Thaçin se nga buxheti i shtetit ka paguar për një libër të porositur prej tij. Ai ka kujtuar një porosi të Skënderbeut lidhur me shkrimet himnizuese për burrështetasit.

“Një çështje që i ka shkaktuar probleme politikës sonë ka qenë mania për të kërkuar e thurur lavde, bile dhe për të porositur e shkruar libra me lavde himnizuese me paratë e publikut. Para 550 vjetëve Skënderbeu i porosiste pasardhësit: ‘Poetëve që do t’ju thurin vargje për t’ju bindur se jeni më i madhi, më bujari, më i mrekullueshmi, luftëtari më i madh ndër të gjithë mbretërit, u dërgoni në këmbim një copë letër, bojë dhe një pendë nga një oborrtar i panjohur, me urdhrin për të dëshmuar të vërtetën e asaj që shkruajnë’. Kjo thënie tingëllon më shumë se aktuale sot”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi i ka quajtur “parti fisnore dhe personale” partitë tjera të Kosovës. (r.m.)

Comment

*