Krasniqi e mposht Landaetan, e mbron titullin EBU

Robin Krasniqi e ka mbrojtur titullin e kampionit evropian në boksin profesionit në kategorinë e peshave super të mesme, pasi e mundi me pikë boksierin nga Venezuela, Ronny Landaetan, të shtunën në Gjermani.

Në një meç 12-rundesh në Dessau, Krasniqi fitoi me pikë pasi ishte më i mirë si kundërshtari i tij, veçanërisht në pesë rundet e para.

Në fakt, Landaeta u caktua të boksojë me Krasniqin në momentet e fundit, pasi kundërshtari i paraparë i Krasniqit, Stefan Hartel, ishte tërhequr në çastet e fundit.

Pas triumfit në Anhalt Arena – Dessau në Gjermani, Krasniqi e mbrojti titullin EBU (European Super Middleweight).

Për Haxhi Krasniqin kjo ishte lufta e 54-të në karrierë, ku deri më tash boksieri nga Juniku ka arritur 49 fitore, ndërsa në 5 raste ka pësuar disfata, raporton express.

Për boksierin nga Venezuela ky ishte meçi i 17-të. Ai i ka fituar të gjitha duelet e derisotme. (r.m.)

Comment

*