Kreditë e bankave të Kosovës kanë ende kamata shumë të larta

Prishtinë, 11 gusht 2018 – Bankat komerciale në Kosovë kanë shënuar një fitim prej 40.5 milionë eurosh gjatë periudhës 6 mujore të këtij viti. Ky fitim i bankave është arritur përkundër normave më të ulëta të kamatave krahasuar me vitet e kaluara.

Në raportin e muajit qershor të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) thuhet se mesatarja e peshuar e normave të interesit ishte 6.5%.

Kamatat mesatare për kreditë që merren nga ekonomitë familjare janë 7.2% (kreditë konsumuese kanë një normë prej 7.5%, ndërsa kreditë hipotekare kanë normë të interesit 6%, raporton “Kallxo”.

Kamatat mesatare për kreditë që janë marrë nga bizneset janë 6.2%. Nkamata për kreditë bujqësore dhe ato industriale është më e larta. Ajo është 6.7%. Kurse, kreditë për bizneset shërbyese kanë kamatë prej 6%.

Ndërkaq, norma e interesit në depozita është vetëm 1.2%.

Për ekonomitë familjare, norma e interesit në depozita është mesatarisht 1%, kurse për bizneset 2.1%. Këto norma vlejnë kryesisht për paratë e afatizuara, sepse për paratë që mbahen në llogari të kursimeve apo të transferueshme, norma e interesit është pothuajse zero. (r.m.)

Comment

*