Kremtohet 14-vjetori i Lumturimit të Nënë Terezës, shqiptares Gonxhe Bojaxhi

Kryeministri Edi Rama dhe ambasada amerikane i uruan krejt shqiptarët

Denion Ndrenika

19 Tetori shënon 14-vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës, shqiptares Gonxhe Bojaxhi nga Papa Gjon Pali i Dytë.

Në 19 Tetor 2003 Papa Gjon Pali gëzoi shqiptarët dhe besimtarët katolikë kur Lumturoi Nënë Terezën, Gonxhe Bojaxhiut si simbol përkushtimi, ndihme dhe respekti për “më të varfëritë e të varfërve”. Shqipëria e ka shpallur Festë Kombëtare 19 tetorin.

Kryeministri Edi Rama dhe ambasada amerikane i uruan krejt shqiptarët.

Kurse, ministri për Europën dhe Punët e Jahstme, Ditmir Bushati publikoi letrën e Nënë Terezës për ish-udhëheqësin e fundit të diktaturës komuniste, Ramiz Alia.

Nënë Tereza i kërkonte pasuesit të Enver Hoxhës lejen për hapjen në Shqipëri të Misionit të Motrave të Nënë Terezës. Nënë Tereza u Shenjtërua në 4 Shtator 2016 nga Papa Françesku në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Comment

*