Kremtohet 72-vjetori i çlirimit të kryeqytetit të shqiptarëve, Tiranës

Kryekuvendari Ilir Meta dhe kryebashkiaku Erion Veliaj morën pjesë në ceremoninë përkujtimore me homazhe dhe vendosje të kurorave me lule në shtatoren e “Partizanit të Panjohur” në qendër të Tiranës

Denion Ndrenika

17 Nëntori 2016 shënon 72-vjetorin e çlirimit të kryeqytetit të shqiptarëve, Tiranës.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha se 17 Nëntori përfaqëson një nga betejat më të mëdha të popullit shqiptar.

Kryekuvendari mori pjesë në ceremoninë përkujtimore me homazhe dhe vendosje të kurorave me lule në shtatoren e “Partizanit të Panjohur” në qendër të Tiranës.

“Padyshim që është një gjë e jashtëzakonshme të shikosh një ndërthurje brezash”-tha kryetari i Kuvendit.

“Ky 17 Nëntor një mundësi e mirë për të parë me optimizëm të ardhmen” dhe “të shikojmë me optimizëm të ardhmen tonë europiane”-ishin porositë e zotit Meta.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj tha se duhet “të ndërtojmë me të njëjtin pasion, siç bënë të rinjtë 72 vite më parë”.

“Sot jemi në prag të hapjes së negociatave kemi hedhur një hap të sigurt për të qenë pjesë e Bashkimit Europian”-shtoi zoti Veliaj.

One Response to “Kremtohet 72-vjetori i çlirimit të kryeqytetit të shqiptarëve, Tiranës”

Read below or add a comment...

  1. ANTIKOMUNISTI says:

    qfar turpi komunist//////Tirana nuk eshte qliruar ,por nw kwtw dite hordhite komuniste rusoserbe e okupuan qytatin….partizani nuk qliron..por lufton per dhune partiake qe u zbatua deri me 1990…dhe sot kriptokomunistet festojne nokupimin…dhe e paraqesin si qlirim………tphujuuu

Comment

*