Krenari shqiptare në Lincoln, Nebraska

Një tjetër bashkatdhetar në SHBA që shpalos me krenari flamurin shqiptar kudo që shkon.

Ai është Besim Shala, që jeton në Lincoln, në shtetin Nebraska.

Nëntori është muaji i pavarësisë së Shqipërisë, i festës kombëtare të flamurit kuqezi.

Nebraska është në zemër të kontinentin amerikan dhe Lincoln është kryeqyteti që mban emrin e një prej presidentëve më të mëdhenj në historinë e SHBA-së.

Besim Shala është nga Gjilani i Kosovës dhe u vendos në SHBA në maj 2006.

Fillimisht ka qendruar në Dallas, Texas, ku ekziston një tjetër komunitet i njohur shqiptarësh. Që aty në Oklahoma dhe në 2013 u vendos përfundimisht në Nebraska.

Aty ka filluar biznesin e tij, me dy restorante dhe së fundi ka hapur edhe një të tretë.

Shqiptarët janë kudo tashmë në SHBA. Nebraska mund të duket si një destinacion i pamundur po ka shumë aspekte që e lidhin me Shqipërinë. Një nga programet e para universitare për studentët nga Shqipëria, pas rënies së komunizmi është hapur pikërisht në Nebraska.

Besim Shala që jeton aty me familjen, thotë se mund të ketë të paktën 15 familje shqiptare në Lincoln dhe po aq edhe në Omaha, qyteti tjetër kryesor në Nebraska.

Gjatë udhëtimit tim të parë në SHBA, në 1991, kam qendruar pikërisht në Lincoln, Nebraska, në 28 Nëntor, që atë vit rastiste në të njëjtën ditë me Ditën e Falenderimeve (Historinë e kam treguar para disa viteve këtu: http://illyriapress.com/dita-ime-e-falenderimeve-ne-28-nentorin-e-vitit-1991/

Urime bashkëpatriotit Besim Shala, ta festojnë gëzuar 28 Nëntorin bashkë me familjen. Urime dhe të gjithë shqiptarëve në Nebraska. (Ruben Avxhiu)

Comment

*