Krerët e shtetit e vlerësojnë lart figurën dhe veprën e Idriz Ajetit

Prishtinë, 13 shkurt 2019 – Autoritetet shtetërore e politike të Kosovës kanë shprehur vlerësimet më të larta për figurën e Akademik Idriz Ajetit dhe për punën e tij në fushën e dijes, të kulturës dhe të politikës.

Akademik Idriz Ajeti vdiq të mërkurën në Prishtinë, në moshën 102 vjeçare.

Presidenti iKosovës, Hashim Thaçi, vlerëson në një postim në Facebook, e ka vlerësuar kontributin e madh të Profesor Ajetit në jetën shkencore e kulturore të Kosovës.

“Vdekja e akademikut Idriz Ajeti është një humbje e madhe për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe tërë shoqërinë tonë. Profesorin Idriz Ajeti do ta kujtojmë gjithmonë si një prej intelektualëve më të dalluar, që punoi shumë për albanologjinë. Ai dha kontribut të madh në jetën shkencore e kulturore në vendin tonë. Ngushëllimet më të thella për familjen Ajeti, ASHAK-un dhe gjithë kolegët e miqtë e akademikut Idriz Ajeti!”, ka shkruar Thaçi.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar se Akademik Idriz Ajeti “la gjurmë të pashlyeshme në gjuhësinë dhe zhvillimet shoqërore e politike të Kosovës”, gjatë punës e veprimntarisë së tij 70 vjeçare.

“Bota shqiptare humbi sot njërin nga personalitetet më të ndritshme të historisë sonë të re, albanologun e shquar Idriz Ajetin. Gjatë 70 vjet karrierë shkencore, Akademik Ajeti la gjurmë të pashlyeshme në gjuhësinë dhe zhvillimet shoqërore e politike të Kosovës. Kontributi i tij në vitet ’90 ishte i jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe të vërtetës së Kosovës. Kalimi i tij në amshim është humbje për shkencën dhe kulturën mbarëshqiptare. Ngushëllime të thella familjes Ajeti, komunitetit akademik dhe miqve të shumtë”, ka shkruar Haradinaj, në Facebook.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, vlerëson kontributin e profesor Ajetit në fushën e albanologjisë dhe në fushën e arsimit e të shkencës në Kosovë.

“Themelimi i albanologjisë, ndërtimi i institucioneve tona akademike kosovare, mbrojtja dhe konsolidimi i gjuhës shqipe në trojet tona, lidhen ngushtë me jetën dhe veprën e Akademikut Idriz Ajetit. Me këtë rast ngushëlloj familjarët, të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij”, ka shkruar Veseli. (r.m.)

One Response to “Krerët e shtetit e vlerësojnë lart figurën dhe veprën e Idriz Ajetit”

Read below or add a comment...

  1. Ismaili says:

    Nuk ka as burreshteti e as shqi pt ar e, qe e ka lindur nena shqi pt ar e dhe e flet shqipen e frrymon sado ak shqi p.Qe Nnuk ka konsi derater per monument in e gjuhesise dhe kuklt ur es shqiptare,Akademik Idriz Ajetin,Personalitetetin me te ardhuruar e te respektuar.Idriz Aj eti eshte eprsonalitet kombetar me I ast er, pa asnje danke as shkencore,as politike e as kombetare.KY njeri qe ju8 priu ceshtjeve shkencore,ku lturore kombetare.I priu u nifikimit t en gjuhes shqipe me Konsulten e 1968 ne Prisht ine.I priu Simpoziumit te 500-vjjetorit te Skenderbeut ne Prishtine.priu themelues I Katedres se Gjuhes dhe Leteresise Shqiptare ne Fakultetin atehere fillozofik ne Prishtine dhe nejri nder t hemeluesit e Univer sitetit te Prishtines 1970.Ishte njeri nder themeluesit e ASHAK Ishte njeri nder formuesit ne PDK dhe me 1998 u zgjodh kryetari I Pare I Ku vendit te Kosoves.Kishte dhe gezonte konsiderate nga gjutha nivelet intelektuale e kombeatre shqiptare.Lavdia eshte vetem merite e jetes dhe vepres se Tij shkencore,politike e kombetare.

Comment

*