Kreshnik Aliçkaj triumfon në garën ndërkombëtare “Artistes en Herbe

Luksemburg, 22 mars 2017 – Vepra e bazuar në frymën e folklorit shqiptar, e gërshetuar me motive origjinale, e kompozuar nga Kreshnik Aliçkaj, ka triumfuar në Luksemburg.

“Kuintet pianistik” ka zënë vendin e parë në garën ndërkombëtare “Artistes en Herbe”.

Vlerësimi është bërë nga një juri profesionale, në garën me 242 kompozime nga mbarë bota, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me këtë çmim vepra e Aliçkajt ka dëshmuar para botës kapacitetin që ka Kosova edhe në muzikë klasike.

Aliçkaj është nxitur të konukkorijë në këtë konkurs nga drejtoresha e festivalit ndërkombëtar të muzikës “DAM”, Rreze Kryeziu.

Ky çmim ndahet nga forumi ndërkombëtar i kompozimit “Aristes en Herbe” në Luksemburg. Forumi është themeluar në vitin 2010 dhe ka për qëllim që publikut t’i prezantojë vepra dhe kompozitorë të rinj, si dhe të krijojë platformë të promovimit të repertorit të ri pedagogjik për fëmijë. (r.m.)

Comment

*