Kreu i Kushtetueses, Bashkim Dedja, e kalon vettingun

Tiranë, 13 qershor 2018 – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, rap

Trupi gjyqësor përbëhej nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine.

“Trupi gjykuesi vendosi me shumicë votash konfirmin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Bashkim Dedja me funksion gjyqtar, kryetar i Gjykatës Kushtetuese”, njoftoi relatorja.

Vetë gjyqtari Dedja nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme. Ai u përfaqësua nga avokati i tij, Maksim Haxhia.

Të premten, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi seancën dëgjimore, ku u vunë në pah disa probleme në justifikimin e pasurisë së kreut të Kushtetueses.

Sipas raportit të lexuar në KPK, Dedja kishte probleme me justifikimin e një aparamenti me sipërfaqe 146 m2 dhe të një garazhi 15 m2, të blera për 180 mijë euro.

Dedja ka deklaruar se për këto blerje i ka marrë 120 mijë euro kredi, 25 mijë euro hua pa interes nga kunati dhe vëllai, kurse 35 mijë euro i ka pasur kursime të tij dhe të bashkëshortes. (r.m.)

Comment

*