Kriminelët duhet të kërkohen në Serbi!

Xheladin Zeneli, aktivist i njohur shqiptaro-amerikan, i autor librit “Diaspora dhe Vendlindja”.

Xheladin Zeneli, aktivist i njohur shqiptaro-amerikan

(Rasti Haradinaj, tentim i Serbisë për të larguar vëmendjen nga kriminelët e tyre të vërtetë)

 

Më 4 janar të këtij viti, në aeroportin e Bazelit ,nga autoritetet franceze u ndalua dhe u paraburgos ish kryeministri i Kosovës z. Ramush Haradinaj, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, që daton nga viti 2004. Ky akt i njëanshëm i autoriteteve francese nxiti, me të drejtë reagime dhe protesta të fuqishme të shqiptarëve në disa pjesë të botës.

Duhet theksuar fakti (për të cilin jam plot i bindur se është në dijeni edhe qeveria franceze) se Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës për ish-Jugosllavinë, (ICTY) e shpallën të pafajshëm z. Haradinaj dy herë me radhë( në vitin 2008 dhe 2012) për të gjtiha akuzat e ngritura ndaj tij.

Kjo është hera e dytë që Serbia mundohet që përmes të ashtuquajtura urdhër-arreste të saja të komprementojë, diskreditojë figurën e ish komandantit të UÇK-së sepse duke dikredituar z. Haradinaj, Serbia mundohet që njëherit të diskreditojë,mohojë dhe ç’vlerësojë luftën e drejtë për liri të UÇK-së. Andaj, akuzat ndaj Ramush Haradinaj janë njëkohësisht edhe akuza ndaj UÇK-së dhe tendencë e fyerjes së vlerave çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës ,ku bijt e dhe bijat e saj më të mirë u rreshtuan në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të mbrojtur nderin, dinjitetin, dhe pragun e shtëpisë së vet nga terrori serbo-sllav i viteve “90-ta të shekullit të kaluar. Pra, ishte Serbia ajo e cila bëri vrasje, dëbime, masakra,dhunime e gjenicid ndaj popullit shqiptar ,kurse UÇK bëri luftë rezistuese dhe vetëmbrojtjeje.

S’ka aspak dyshim se Serbia me gjestin e vet dinak gjithënjë vazhdon të tentojë të bind Europën se gjatë luftës në Kosovë ( 1998/99) Serbia ishte “viktimë ” dhe jo agresor e vrasës në Kosovë.Nuk duhet t’i habitemi sjelljes së tillë të Serbisë, por duhet të habitemi faktit se si është e mundur që një pjesë e Europës, në këtë rast Franca, bien në kurthin e qëllimeve perfide dhe tepër tendencioze të Beogradit duke ndaluar dhe paraburgosur z. Ramush Haradinaj i cili gëzon respekt e admirim të veçantë dhe konsiderohet sot si hero i gjallë nga shumica e popullit shqiptar !?.

Njëkohësisht, rasti Haradinaj është shembull tipik se si Serbia mundohet të zhvendos apo largojë vëmendjen nga kriminelët e vërtetë që sillen të lirë në Sërbi duke ngrehë aktakuza për luftëtarët e lirisë në Kosovë! Nuk e di nëse Franca është e vetëdijëshme për faktin se asnjë gjeneral i ushtrisë apo i policisë së Sërbisë ,deri më sot, nuk janë akuzuar apo gjykuar për krime lufte në ish-Jugosllavi!

Sipas Drejtësisë Tranzicionale në Ballkan ( një projekt i financuar nga Komisioni Europian dhe i cili , në mes tjerash monitoron, raporton dhe informon lidhur me proceset e gjykatave kombëtare dhe lokale lidhur me krimet e luftës në ish-Jugosllavi), në një nga raportet e saja, flet në mënyrë të detajur dhe me fakte për një krim konkret, ate të bartjes së trupave të vdekur nga Kosova në Serbi me rastin e tërheqjes së forcave serbe në vitin 1999. Raporti konstaton se “zyrtarët e Beogradit dhe policët që zhvendosën me qindra trupa shqiptarësh të vrarë nga Kosova në Sërbi dhe i fshehën ata në varre masive,nuk janë ndjekur kurrë penalisht në vendin e tyre. Gjyqet e Gjykatës së Hagës ndihmuan në zbulimin e metodave brutale të përdorura nga regjimi i Millosheviq-it për të fshehur mizoritë e forcave të tij gjatë luftës në Kosovë. Por shumë prej atyre që u identifikuan gjithashtu nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, si pjesë e sipërmarrjes së përbashkët kriminale me Millosheviqin nuk janë ndjekur penalisht dhe jetojnë të lirë në Serbi. Asnjë nga ata të përfshirë në mënyrë të drejtpëdrejtë në zhvendosjen dhe rivarrimin e trupave nuk është ndjekur kurrë penalisht për këtë gjë”.

Lista e atyre që u shmagën ligjit dhe drejtësisë është shumë e gjatë , por po numrojmë vetëm disa ,posaçërisht ata të cilët ishin në kirearkinë më të lartë politike të Serbisë, si p.sh. ish ndihmës ministri i brendshëm i Serbisë , Obrad Stevanović për të cilin Gjykata e Hagës tha se ai ishte pjesë e një sipërmarrjeje të përbashkët kriminale përgjegjëse për shkeljen masive e të drejtave të njeriut në Kosovë. Në ditarin e tij kur u planifikua operacioni fshehjes së trupave, ai shkroj: ” Pa trupa,s’ka krim” ! (Çdo koment është i tepërt lidhur me fajësinë e tij ).Sidoqoft, ai tani është profesor në akademinë e policisë së Serbisë. Një zyrtar tjetër me emrin Dragan Ilić i cili gjatë luftës në Kosovë kryesonte njësinë hetimore kriminale të Serbisë .Gjykata e Hagës ka prova se ai personalisht i ka kërkuar të holla ( para) nga ministri i brendshëm për shpenzimet lidhur me operacinin e transportimin e trupave. Ilić sot gjinden në penzion. Petar Zeković, ish asistent i ministrit të brendshëm, sipas Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës, ishte njëri prej organizatorëve kryesorë të operacionit të transportimit të trupave nga Kosova në Serbi. Edhe ky,aktualisht gëzon penzionin nga qeveria e tij. Rasti i zyrtarit tjetër dëshmon se përgjegjësit për krimet në Kosovë jo vetëm që sillen të lirë në rrugët e Beogradit,por ata njëherit edhe shpërblehen me funksione të reja në qeverinë e tanishme të Sërbisë. Slobodan Borisavljević, ish shefi i stafit Departamentit të Sigurisë Publike, konfirmoj në një deklaratë të dhënë policisë se ai “pagoj njerëzit që ishin të përfshirë në operacionin e fshehjes së trupave” ( !?) . Ai sot është zyrtarë i lartë në Ministri ë e Brendshme të Sërbisë.

Kjo është vetëm një pasqyrë e shkurtë e krimeve makabre që janë bërë në Kosovë, nga kriminelët e Serbisë.

Atëherë, ku janë urdhër-arrestat e Serbisë për Ilić-at, Zeković-at, Stevanović-at, etj. pra, për kriminelat e tyre të vërtetë të cilët jo vetëm që lëvizin të lirë në rrugët e Serbisë por ata mbrohen nga vetë qeveria apo udhëheqja e tyre politike !

Është hipokrizi e paparë ndonjëherë dhe absurditet i paprecedent që një shtet ku qeveria, ushtria e policia e së cilës ushtruan gjenocid ndaj një populli tjetër, në këtë rast ndaj shqiptarëve, që pas luftës të shpallin të ashtuquajtur flet-arreste ndaj atyre të cilët muarën pushkën për t’u mbrojtur ( pra, ndaj z. Haradinaj) , nga të njëjtit kriminelë që sot lëvizin të lirë dhe mbrohen nga vetë sheti i tyre !?.

Brukseli, Haga dhe posaçërisht Parisi, duhet t’a dijë se derisa Serbia nuk ballafaqohet më relitetitit e vet të hidhur dhe nuk e pranon e gjykon të kaluarën e saj të dhunëshme dhe kriminale, nuk ka kurrfarë të drejte që drejtojë gishtin gjetiu. Gjithashtu, Europa dhe strukturat e saja organizitave, gjygjësore dhe të drejtësisë, duhet t’ja bëjë të qartë Serbisë një herë e përgjithëmonë që në vend që të këqyrë për të gjetur kriminelët në radhën e viktimave, përkundrazi duhet që në rend të parë të përqendrohet dhe të angazhohet seriozisht në “pastrimin e oborrit të vet ” duke i sjellur para drejtësisë ( gjygjësisë) të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë apo që janë përgjegjës për krimet e luftës në Kosovë por edhe në pjesët e tjera të vendeve të ish- Jugosllavisë !.

Këtu, Serbia ka shumë punë për të bërë.

Xheladin Zeneli

One Response to “Kriminelët duhet të kërkohen në Serbi!”

Read below or add a comment...

  1. Ismail says:

    Kriminelet praktikisht e faktikisht, ishin ushtria e policia serbe, qe zhvilloi tre lufta ne ish-Jugosllavine dhe vrau 200 mije ne BH, 30 mije ne Kroaci e 15 mije ne Kosove, kalli, plaçkiti e shkaterroi shumicen nga vlerat materiale e shpirterore te joserbeve, deboi me dhune jashte trojeve etinke me shume se gjysmen e popujve jo serbe. me qellim poshtrimi e thyerje morale dhunoi dhjetra mija femra shqiptare,bashnjake e kroate.Kjo dhune barbare mesjetare ortodokse serbe qe faktori nderkombetar e ndali me intervenim te NATO-se, sot sikur heshte per “çfajsim” te popupjve qe pesuan kete fatkeqesi njerezore nga dhuna serbe, Sot, fajsohen shqiptaret,pse kryen lufte clirimtare,madje,”sipas moralt serb” kriminalizohen nga ushtaret dhe eproret e UCK, dhe per habi,jashte ligjshem e jasht cdo kodi te se drejtes, vetem per kete kategori clirimtaresh shqiptare, formohet Gjykate Speciale dhe pritet te ndeshkohen vetem clirimatret-viktimat e jo kryesit e krimit. Kjo eshte nje anomali jashte cdo norme juridike, jashte cdo kodi te se drejtes njerezore,historike,fetare e kombetare.

Comment

*