Kristian Panuçi u zyrtarizua trajner i Kombëtares së Shqiptarëve në futboll

Trajneri Kristian Panuçi dhe presidenti Armand Duka thanë se synimi është kualifikimi i Shqipërisë në Kampionatin Europian të vitit 2020

Denion Ndrenika

Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi Kristian Panuçin (Christian Panuçi) nga Italia si trajner të Kombëtares së Shqiptarëve.

Panuçi zëvendëson Xhani de Biazin, i cili dha dorëheqjen muajin e shkuar pak ditë pasi Kombëtarja mposhti në udhëtim Izraelin 3-0.

Kontratën e bashkëpunimit dyvjeçar e firmosën rreth orës 11:11 vendore në Tiranë, Panuçi dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

“Është shumë përgjegjësi e madhe dhe uroj të lë gjurmë në historinë e kombëtares. Unë jam i bindur që kemi një skuadër shumë të mirë”-tha ai.

Presidenti Duka tha se zgjedhja ishte e vështirë, por me vendosmëri në synimin e kualifikimit të Shqipërisë në finalet e Kampionatit Europian të vitit 2020.

“Objektivi i vetëm që do të punojmë fort është Kampionati Europian. Shqipëria tani është në një nivel më të lartë”-shtoi Panuçi.

Jam i bindur se kemi bërë zgjedhjen e duhur. Do të punojmë shumë që të shkojmë sërisht në Kampionatin Europian”-tha presidenti Duka.

Panuçi tha se është thuajse e pamundur që Shqipëria të kualifikohet në finalet e Kampionatit Botëror “Rusi 2018” në katër ndeshjet e fundit me Lihtenshtajnin, maqedonasit, Spanjën dhe Italinë.

Comment

*