Kroaci-Kosovë rinis të luhet në 14:30

Kroaci-Kosovë, ndeshja e një nate më parë që u ndërpre për shkak të reshjeve të dendura të shiut, është vendosur të rifillojë nga minuta e 22-të e lojës e në vijim, sot në orën 14:30.

Vendimin për sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018” e ka marrë FIFA.

Kushtet tejet të rënda të motit e bënë të pamundur zhvillimin e rregullt të ndeshjes ditën e djeshme, ndërsa gjyqtarët dhe delegatët vendosën që ajo të shtyhej në momentin që rezultati ishte 0-0, kjo sepse nuk kishte shenja për përmirësimin e tyre.

Edhe pse ekzistonte mundësia që ndeshja të shtyhej për një datë të mëvonshme, FIFA vendosi ta luajë brenda 24 orëve, siç ndodhi edhe me Shqipëri-Maqedoni, të ndërprerë për të njëjtën arsye në Shkodër.

/ Top Channel

Comment

*