Kryebashkiakja Ademi rikërkon emergjencë në Anën e Malit dhe Dajç

Një ditë pas prefekti i Shkodrës, Çesk Millja, rrëzoi kërkesën e kryebashkiakes Ademi për të shpallur gjendjen e emergjencës në zonën Ana e Malit dhe Dajç, kjo e fundit i është drejtuar sot me një tjetër kërkesë.

Në kërkesën e saj, Ademi thotë se njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç janë në kushte të jashtëzakonshme dhe rrezikohet rëndë shëndeti  dhe jeta e popullatës,  gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Si rrjedhojë, thotë Ademi, “kërkojmë shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në pjesët e sipërpërmendura të territorit të Bashkisë Shkodër”.OraNews

Comment

*