Kryemadhi: Largimi i Edi Ramës, pakti kryesor i opozitës për sot

Tiranë, 30 qershor 2018 – Kryetarja e Lëvisjes Socialiste për integrim (LSI), Monika Kryemadhi, e ka cilësuar si një dështim të ri të Qeverisë Rama shtyrjen për në vitin 2019 hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në konferncën për media, ku ka folur për herë të parë pas vendimit të BE, Kryemadhi ka thënë se reforma në drejtësi po ecën me ritme shumë të ngadalta, ndonëse është ndër rekomandimet kryerore.

“Shqipëria nuk e ka kaluar klasën dhe do duhet sërish të hap provimet e saj, por këtë rradhë me kushte shumë të vështira dhe me një bazë materiale shumë më të madhe dhe shumë më voluminoze. Shqipëria tashmë ka kushte madhore, që kërkojnë një punë voluminoze si lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, drogës, dhe ecja me ritme sa më të shpejta për të zhvilluar pa pasur ndikim politik në procesin e Vettingut. Sepse të mos harrojmë që vetëm në gjashtë muajt e fundit janë kryer vetëm 25 raste të Vettingut, kur janë edhe 800 të tjera për tu kryer. Pra në rastin më të mirë, do të duhet që Reforma në Drejtësi të funksionojë pas 16 vjetëve. Pra i bie që një nga 5 kushtet kryesore që kanë qenë në lidhje me Reformën në Drejtësi e shtynë jashtëzakonisht në ohë nëse ne do të ecim me këto ritme, sicc kemi ecur dhe tashmë. Po kështu ngritja e SPAK dhe Byrosë së Hetimit janë kushte të rëndëishme, të cilat përsëri ne shikojmë mungesë vullneti nga mazhoranca për ta ngitur, sepse ata i kanë shanset dhe mundësitë për ta ngritur Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por ky institucion nuk ngrihet për të vetmin shkak sepse ngritja e këtij institucioni do të krijonte ngritjen e menjëhershme të SPAK dhe të Byrosë së Hetimit, e cila do të vinte përballë përgjegjësisë qeverinë dhe shumë politikanë apo dhe shumë institucione të tjera që kanë qenë nën ndikimin e korrupsionit. Gjithashtu mungesa e Gjykatës Kushtetuese, mungesa e Gjykatës së Lartë, të cilat vënë përballë jo vetëm jetën politike shqiptare, por edhe qytetarët shqiptarë në mos funksionimin dhe ecjen me hapa normal, siç duhet të eci çdo vend europian, përsa i përket proceseve që janë në sistemin gjyqësor”, ka thënë Kryemadhi, transmeton Ora News.

Kryemadhi ka theksuar se do të vazhdojë aksioni opozitar për të larguar Edi Ramën, të cilin e ka cilësuar si të vetmin fajtor për shtyrjen e negociatave.

“Pakti kombëtar është i domosdoshëm, por sot pakti kryesor është largimi i Edi Ramës si shkaktari kryesor”, ka thënë ajo.

Në lidhje me debatin për ndërtesën e Teatrit Kombëtar, kryetatrja e LSI-së i ka bërë apel presidentit që të mos e dekretojë ligjin që parasheh rrënimin e ndërtesës.

“Zoti Meta e ka shansin për ta shlyer gabimin që ua solli shqiptarëve Edi Ramën në krye të qeverisë. Besoj që duhet të gjejë forca brenda vetes së tij dhe ta rikthejë mbrapsht atë projektligj. Shpresoj të distancohet”, është shprehur ajo. (r.m.)

One Response to “Kryemadhi: Largimi i Edi Ramës, pakti kryesor i opozitës për sot”

Read below or add a comment...

  1. LAJMETARI says:

    SHUME MIRE
    PO KUSH TE DEGJON>POPULILII ESHTE DRMITURE<QEVERIA MAFIOZE KA MARRE PARLAMENTINPROKURROABI THOTE POLICISE SPCDU GJUMET NUK NUK TE KETOJ

    KOMNIZI S DIKTATUREVESHTE VENDOSURE<PARLAMENT MASKON DRGE<KORUPSIONINE
    EUROPA NUK DONE KOKEVARJE
    META PRESIDENT KA NGAL VETEMVECOLICA ARRESTON KE THOTE BALLA KALA RAMA RUCI>
    JU SI OPOZITE LUTNI PORVKARTONA I KA RAME
    SI U GEYA RUCI PER ISPRANIMIN E SHQIPERISE
    AI PARE V NJE MUAJE KRIOJE DEPUTET HLADEZ>?????
    KUR NGELESH NE KLASE
    NUK TE PERASHTOJNER NXENSIN E FAMILJN
    PO KU DIN P>S KOMUNISTE CKA EDHTE MOS MIRATIMIN>
    E KAM SHIKURE NE NJE PORTAL SA JANE PER BE >NJEZET PES PRRQIND

    SA JA PER BE PA RAME TRIDHJET PES PERQIND
    SA NUK JANE PR E PESUUMDHJET>SA JANE NEUTRALE ETJ>

    POR PERSERITE MESIME E NE KLAS ME UKTE SE SHKET
    O MREVEKEQJAVESHTEVSEFUTEN EUSA LENDEVTJJERA SHTESE
    NE USA NUK TE THOTE KUSHE ASGJE PSE NUK MESON ASE VITIN E DYTE
    PERSERTITE PRAPE SA HERE TEDUASHE
    DESHTIMI EDHTE P>PS>KOUNISTE>
    NUK DUHET PRISHETVTHEATRI
    NEW YOKU MAHATANI MUZEUETVTHETRAT I KA NE FUNECQTETI NGA BJE STRIT NE FUNEMANHATANIT DERI NJEQIND E NJEZET E PESE STRETMANHATANI THETROTE E MUZEUMET JANE FUNDE PESDHJET STREET DER KATRUMDHJETVSTRIIT LPO LE QE QYETEVTE N>Y ESHTE BRONXI DERI DYQIND E CA STRITE>TE GHITH SHKOJN ME DESHIRE NE MANHATANE
    PER QYTETRIM PYSNI MS ILIR DEMALIN ATJE E KENI E NJF QYTETRIMIN AMERIKANE E ARQITEKTUREN SE ING E BLERE OSE L”ARTISTAT””SERVIKE
    SHUME MIRE THEATRI MUND NDERTOHET RRENZE DAJTITGJEKE ESHTE QELLIMIBTE HEQIM “”
    “LVEPREN E PARE TE ARTITVSHQIPT””
    DO A KERKONI E NUK E GHENI
    VETEM NJE I MENDUR
    RESTAURONI MJETE KAMJAFET>NUK JANE ARGUMETECQECTHONE NUK RESTAUROHET
    NE USA KEMIVSHIKURE QECRESTAUROJE NDERTESA SHKATRRUARE E BEHEN ME TE MIRA SE TE REJATE>
    JEMI TE BINDURE SE G>LAPSI””NE SHQIPRI TE NJOFTOJN TV>NETE. E MEDIATE TJERA>

    PER SA SIPER>
    KURVTE VINE QERSHKORI DYMIN E NENTUMBDHJETE KETU DO JEMI B>E>DOVTHOTE LPRANDVEREN E DYMIJENJZETES>>

    PRAP PS KKOMUNISTE DO FALENDEROJN EUROOPEN SE”PSE U ZGJATETVVJEDHJA R>AXHAFES E KO
    KAQVKISHIM SI MENDIMEPER SHENDETSIMIN E SHQIIPERISE
    LAJMETARI

Comment

*