Kryeministri Haradinaj nderoi amerikanë dhe shqiptarë në Nju Jork

Nga Beqir SINA

NEW YORK CITY : Kryeministri i Kosovës, në largim, Ramush Haradinaj, ka dekoruar me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” , veprimtar të dalluar të komunitetit shqiptar në Amerikë.

Haradinaj, këtë e ka bërë gjatë një ceremonie, e cila u zhvillua mbrëm në një nga mjediset e Konsullatës së Kosovës në Nju Jork, ku morën pjesë lider dhe veprimtar të dalluar të komunitetit shqiptar, nga SHBA.

“Mbrëmë pata kënaqësinë të takoj përfaqësues të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në pritjen e organizuar nga Konsullata e Kosovës në New York. Është kënaqësi të dëgjosh për sukseset e shqiptarëve në Amerikë dhe të kesh mundësi t’i falënderosh për përkrahjen e parezervë që i kanë dhënë Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Roli i tyre është një ndër shtyllat mbi të cilat është ngritur liria dhe pavarësia e Kosovës” tha Haradinaj.

Lider të komunitetit, veprimtar të dalluar si dhe pjestarë të komunitetit shqiptaro-amerikan, erdhën mbrëm për të marrë pjesë në një takim me Kryeministrin e Kosovës, në largim, Ramush Haradinaj, : Kryetarii i Shoqatës Atlantiku Gani Sheshu, me pjestar të Batalionit Atlantiku, këshilltari Mark Gjonaj, veprimtari Harry Bajraktari,Kryetari i KSHA, Haxhi Dauti, Kryetari i QKSHA, Burim Zhuta, Martin Shkreli, Bruno Selimaj, dhe përfaqësues të Organizatës “Motrat Qiriazi”, e tjer.

Kryeministri Haradinaj, në këtë takim, vlerësoi disa figura dhe personalitete të komunitetit shqiptar të cilët janë dalluar me kontribute të spikatura të Bashkësisë Shqiptaro-Amerikane, për vite të tëra : Krenarë që jemi shqiptarë!

Ai me një ceremoni të thjesht vlerësoi dhe çmoi shqiptarët e Amerikës për, kontributin mjaft të rëndësishëm me veprimtari të shquar atdhetare e shoqërore në SHBA.

Një nderim të vecantë Haradinaj i dha Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Ambasadores Teuta Sahatqija, dhe stafit të saj.

Po ashtu Haradinaj, nderojë mbrëm edhe Ligën Qytetare Shqiptaro Amerikane, ciftin DioGuardi, për kontributin e tyre historik në clirimin dhe pavarësinë e Kosovës, në rigjetjen e besimit pas rënies së sllavo – komunizmit te të shqiptarët, kudo që ishin.

Haradinaj, me një dekoratë, nderoi edhe Federatën PanShqiptare Vatra, Organizatën e Gruas Shqiptare “Motrat Qiriazi, dhe gazetën shqiptaro amerikane Illyria.

Si dhe disa veprimtarë të shquar të komunitetit: ish gazetarin e Zërit të Amerikës, Shaqir Salihu, i cili erdhi nga Uashingtoni, veprimtarin Turan Rusin, vellezërit Bytyqi , nga Tropoja emigrat të vjetër atdhetar e patriot, Sergio dhe Zabit Bytyqi, Dr. Elez Biberaj, veprimtarët Agim Rexhaj, Luan Bukolla, Jack Kukaj, Avni Gecaj, Dervish Ukehaxhaj i Fondacionit Vëndlindja Thërret, dhe te tjerë

Dekoratën e z. Dervish Ukehaxhaj – Veprimtar i Fondit Vëndlindja Therret, e pranoi ish Dr. Ekzekutiv i F. V. Therret për SHBA e Kanada, njeri ndër themeluesit si dhe Organizatori kryesor i B.Atlantiku Shefki Mexhuani.

“Mexhuani, tha se nuk e kam të lehtë në këtë ambijent ta pranoi nji gjë të tillë po për zotin Ukehagjaj me duhet pasi që ka qen veprimtar i hershëm i cështjes Kombëtare, po ashtu dhe në FVTH. Ai vjen nga nji familje patriotike e persekutume dhe e burgosur nga regjiimi jugosllav”

Rasti ishte edhe dekorimi i tre personaliteteve amerikane, me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” , pas vdekjes, me tre te ndjerit që në Uashington, i kanë ndihmuar shqiptarët në role të ndryshme dhe të pa përsëritshme për atë kohë.

Dekada, më parë kur Shqipëria, ishtë nën komunizëm, ata iu bashkuan shqiptarëve të Amerikës, emigracionit te vjeter në luftën e tyre për të ndihmuar ata në rënjen e komunizmit në Shqipëri, demokratizmin e saj. Më pas ata kontribuan për liri e pavarësi të Kosovës, liritë e të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre në mënyra mjaft të ndryshme.

Në mesin e tyre ishin dhe tre miqtë e paharruar të shqiptarve, të cilët nuk jetojnë, ish i mbijetuari i Holokaustit, kongresisiti Tom Lantosh, kongresistët Hanry Hayde dhe Benjamin Gilman.

Haradinaj, po ashtu ka dekoruar me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” , dhe Ish – Sekretarin e Mbrojtjes, Gjenerali i tërhequr te marinës amerikane, James Mattis (Xhejms Matis). I cili, ka qenë ish zyrtar i lartë e Administratës së Presidentit Trump, në kohën kur po vendosej për fatin e Forcave Mbrojtëse të Kosovës – FSK, kalimin e tyre në Ushtrinë e Kosovës.

Ndërsa, Ish – Sekretari i Mbrojtjes, Mattis, ishte i pari dhe ndoshta vendimtari nga Pentagoni, që dha “devizën” amerikane që Kosova të ketë ushtrinë e vetë , duke mbështetur fuqimisht ushtrinë e Kosovës, edhe në armatime.

Në fjalim, zoti Haraidnaj përmendi lidhjet shqiptaro-amerikane. Ai tha se një shekull më parë presidenti Wilson mbrojti me vendosmëri pavarësinë e brishtë të Shqipërisë. Që nga ajo kohë, tha ai, SHBA nuk i pushuan kurrë përpjekjet për të mbështetur, ndihmuar dhe mbrojtur kombin shqiptar, nga periudha e luftrave botërore e deri në periudhën e sotme, me aspiratat e shqiptarëve për të hyrë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, deri sa erdhëm te Presidenti Gorge H. Bush, Bill Clinton, George W. Bush, Barak Obama dhe Presidenti Donald Trump.

“Shqipëtarët dhe SHBA, Kosova dhe Shqipëria janë tashmë të lidhura pandashmërisht me njëra-tjetrën. Shqipëtarët po i forcon çdo ditë e më shumë marrëdhëniet me Amerikën. E gjitha kjo është bërë e mundur edhe në sajë të ndihmesës, të punës dhe mbështetjes së ju shqiptarëve të Amerikës në Uashington, në New York, e kudo në Shtetet e Bashkuara ” tha Kryeministri i Kosovës, në largim, Ramush Haradinaj,

Ne fund me vererat e Stone Castel dhe ushqimin tradicional te lokalit te famshem Cka ka Qellue u mbajt nje kotejl me veprimtar të dalluar të komunitetit shqiptar në Amerikë.

Comment

*