Kryeministri Haradinaj relaksohet në plazhin e Jalës

Tiranë, 8 gusht 2018 – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kaluar pasditen e të mërkures në plazhin e Jalës, raporton Ora Neës.

Haradinaj ka shkuar në Jalë, pas vizitës disaorëshe në qytetin e Vlorës, ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli, ka bërë homazhe te shtatoret e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit dhe e ka vizituar Muzeun e Pavarësisë së Shqipëërisë.

Televizioni ka publikuar edhe videoregjistrime momente nga pushimet e Haradinajt në plazh dhe në det.

Sipas Ora Neës, së bashku me Haradinajn ishin edhe zyrtarët e kabinetit të tij që e shoqëronin gjatë vizitës në Vlorë dhe se zonën ku po pushonte kryeministri Haradinaj ishin forcuar masat e sigurisë. (r.m.)

Comment

*