Kryeprokurorja Arta Marku në konferencën ndërkombëtare të Parisit

Pjesëmarrësit u takuan fillimisht në pritjen zyrtare të mirëseardhjes në Shtëpinë e Urdhrit “Legion d’Honeur” mbrëmjen e 16 majit

Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku merr pjesë në ceremonitë e 10-vjetorit të Rrjetit të Prokurorëve Publikë, ose institucioneve ekuivalente të Gjykatave Supreme të vendeve të Bashkimit Evropian nga 16-18 maj 2018 në Paris.

Ftesa për znj.Marku u dërgua nga z.Jean-Claude Marin, Prokurori i Përgjithshëm pranë Gjykatës së Kasacionit të Francës dhe kryetar i Rrjetit të Prokurorëve ose institucioneve ekuivalente të Gjykatave Supreme të vendeve të Bashkimit Evropian i quajtur ndryshe “Rrjeti Nadal”.

Pjesëmarrësit u takuan fillimisht në pritjen zyrtare të mirëseardhjes në Shtëpinë e Urdhrit “Legion d’Honeur” mbrëmjen e 16 majit.

Takimet e punës zhvillhen te Gjykata e Kasacionit prej mëngjesit të 17 majit deri pasdreken e 18 majit 2018.

Tema kryesore e sesionit plenar ishte: “10 vjet të Europës në fushën juridike, progresi, pritshmëria dhe prospekti”.

Comment

*