Kryesia e PDK-së mblidhet para seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit

Prishtinë, 9 shtator 2017 – Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të mbajnë mbledhje në selinë e partisë, në Prishtinë, para seancës së jashtëzakonshme që pritet të fillojë në orën 16:00, ku pritet të zgjidhet Qeveria e re e Kosovës, me Ramush Haradinajn kryeministër.

Në selinë e PDK-së tashmë kanë mbërritur disa nga anëtarët e kryesisë, përfshirë kryetarin e artisë, Kadri Veselin.

Në këtë mbledhje pritet të miratohet lista përfundimtare e kandidatëve të PDK-së për pizitat e ministrave që do t’i takojnë kësaj partie, në bazë të marrëveshjes mes PDK-së, AAK-së, Nismës dhe AKR-së. (r.m.)

Comment

*