Kryesia e Shoqatës Shqiptaro Amerikane Skënderbej Inc. aktive dhe në izolim botëror

Nga Keze Kozeta Zylo

Kryesia e Shoqatës shqiptaro Amerikane “Skenderbej” Inc. edhe pse në kohë Lufte vazhdon të punojë dhe të jetë aktive dhe në kushte izolimi për shkak të Coronavirusit, Covid 19 të përhapur në të gjithë botën. Kryetari i Shoqatës Shqiptaro Amerikane z.Mark Qehaja së bashku me z.Imer Laçaj n/kryetar mblodhën anëtarët e kryesisë së shoqatës si: Alketa Ktona, Arta Xhaferri, Faton Zogiani, Nikollë Nilaj dhe Glen Nutaj.
Në këtë vidio conference ishin dhe z.Bashkim Shehu kryetar nderi i shoqatës dhe z.Qemal Zylo anëtar nderi i Shoqatës i cili e përgatiti dhe moderoi teknikisht këtë vidio conference.
Në këtë vidio conference ishte pjesëmarrëse dhe znj.Adelina Laçaj një anëtare aktive e shoqatës të cilët në unanimitet i uruan për shëndetin e Imerit dhe kujdesin e madh që ajo tregoi për bashkëshortin e saj.
Kam disa vite qe i ndjek gjithë veprimtaritë e kësaj shoqate, por ajo që më befason dhe më frymëzon është rregulli, korrektësia dhe drejtimi me kulturë që vazhdon të bëjë z.Mark Qehaja me gjithë anëtarët e devotshëm të kryesisë. Ata erdhën në këtë konferencë me një platformë të caktuar dhe plot rregull.
I pari që e mori fjalën ishte z.Bashkim Shehu ish zv/ministër i Mbrojtjes dhe kryear i parë i shoqatës Skënderbej i cili diskutoi rreth situatës dhe Coronavirusit në anëtarët e shoqatës.
Ata e uruan z.Imer Laçaj që doli me sukses nga lufta me Covid 19 dhe ndiheshin të gëzuar që nuk ka deri tani ndonjë anëtar tjetër të infektuar.
Z.Imer Laçaj foli rreth ndikimit ekonomik në shoqërinë tonë si dhe gjendja e papunësisë në shoqatë. Kryesia njëzëri vendosi të japë një kontribut modest për një anëtar në nevojë në këtë kohë pandemike.
Znj.Alketa Veshi diskutoi se sa aktive është shoqëria jonë në këtë kohë të jashtëzakonshme dhe si e përballojmë ne si shoqëri këtë kohë tejet të vështirë dhe të paparë kurrë më parë.
Znj.Arta Xhaferri diskutoi se si duhet përmirësuar puna e kryesisë në marrëdhenie me anëtarët e shoqatës. Në këtë conferencë diskutuan me plot dashamirësi dhe z.Nikolle Nilaj dhe Faton Zogiani.
Mbylljen e kësaj konference plot sukses e bëri z.Mark Qehaja. Ai tha se do të jemi gjithmonë në kontakt dhe si konferencë e parë në këtë kohë pandemike botërore doli mjaft mirë.
Z.Qehaja falënderoi të gjithë kryesinë si dhe tha se të gjithë anëtarët duhet të ndjekin dhe të zbatojnë me rigorozitet statutin e shoqatës Ne do të zhvillojmë dhe konferenca të tjera për të parë detyrat që u lanë dhe së bashku e përballojmë dhe më lehtë armikun e padukshëm Coronavirusin, Covid 19.
7 Maj, 2020
New York

Comment

*