Kryetari i PD-së Lulzim Basha uron kandidatin Joe Biden për fitoren

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar nëpërmjet rrjetit social Tuitër, kandidatin demokrat Joe Biden.
“Urimet e mia më të ngrohta për Joe Biden, për zgjedhjet e tij si Presidenti i ri i SHBA-së”, shkruan ai.
Basha bëhet kështu një nga politikanët e parë në Shqipëri e Ballkan që ka uruar kandidatin Biden.
“Shqipëria dhe shqiptarët janë krenarë për miqësinë dhe aleancën tonë. Unë dhe Partia Demokratike presim me kënaqësi që të vazhdojmë punën me aleatët tanë amerikanë për të forcuar vlerat dhe angazhimet tona të përbashkëta”, shkruan Basha në mesazhin e tij të dërguar në gjuhën angleze.
Joe Biden është projektuar të dalë fitues nga këto zgjedhje presidenciale. Nga ana tjetër, Presidenti Donald Trump nuk e ka pranuar humbjen dhe ka premtuar ta vazhdojë betejën ligjore për të vërtetuar se ka qenë ai në fakt fituesi i vërtetë. (Ruben Avxhiu)

Comment

*