Kryetari i Shumicës në Senatin Amerikan, McConnell, shuan shpresat e demokratëve për shkarkimin e Presidentit

Në një deklaratë për opinionin publik, kryetari i Shumicës në largim, në Senatin Amerikan, republikani Mitch McConnell tha se thjesht nuk ka kohë për një gjykim të Presidentit Trump në Senat.
Duke cituar tre rastet e tjera të paditjes së presidentëve në Senat, në historinë e SHBA-së, ai tha se procesi ka zgjatur përkatësisht 83, 37 dhe 21 ditë.
Presidenti Trump ka edhe vetëm 7 ditë në pushtet. “Edhe sikur ta fillonim menjëherë këtë javë thjesht nuk ka kohë që gjykimi të mbarojë kur ai të jetë ende në pushtet.”
Duke iu referuar vetë fjalëve të Presidentit-të-Zgjedhur Joe Biden, Senatori McConnell tha se mënyra më e shpejtë për të ndryshuar të zotin e Shtëpisë së Bardhë është pritja e Ditës së Inaugurimit, në 20 janar.
Këto komente që shuan shpresat e demokratëve për një përjashtim turpërues të Presidentit Trump si ndëshkim për dhunën e 6 janarit në Kapitol Hill.
Pak minuta më parë, Dhoma e Përfaqësuesve kishte votuar 225-194 në favor të paditjes së presidentit duke e dërguar procesin në Senat. (r.a.)

Comment

*