Kryetarja e Gjykatës Speciale vjen në Kosovë javën e ardhshme

Hagë, 14 nëntor 2017 – Ekaterina Trendafilova, kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës, do ta vizitojë Kosovën për herë të parë, gjatë javës së ardhshme, raporton Gazeta Express.

Vizita e saj sigurisht ka të bëjë me hetimet që po i bën kjo gjykatë rreth krimeve që pretendohet të jenë kryer pas konfliktit të viteve 1998-1999.

Trendafilova, para se t’i bashkohej Dhomave të Specializuara të Kosovës, ishte gjyqtare në Gjykatën Penale.

Në kohën kur u zgjodh në krye të Gjykatës Speciale, Trendafilova kishte thënë se gjykata e sapokrijuar me bazë në Hagë, që do të gjykojë ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk do të jetë etnikisht e njëanshme, pasi ajo do të gjykojë vetëm kriminelët e dyshuar, jo vetëm organizatën guerilase.

Deri më tani nuk ka ende asnjë xsaktësim se kur do të ngrihen aktakuzat e para të kësaj gjykate, ndonëse është raportuar shpesh se ato do të ndodhin në fund të vjeshtës së këtij viti.

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, edhe zyrtarisht ka nisur punën e saj në konsolidimin e ekipit, i cili do të merret me hetimin e krimeve të supozuara të UÇK-së, në janar të vitit 2017. (r.m.)

Comment

*