Ku bazohet kërkesa e Ambasadës turke për arrestimin e Berat Buzhalës?

Prishtinë, 26 korrik 2016 – Ambasada e Turqisë në Kosovës e ka mbështetur kërkesën drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës në Ligjin Nr. 05/L -002, për ‘Ndalimin e bashkimit në  konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit”, raporton lajmi.net.

Ky ligj është  miratuar nga Kuvendi i Kosovës me 12 mars 2015 dhe i botuar në Gazetën Zyrtare me 2 prill të të njëjtit vit.

Neni 3 i këtij ligji flet për bashkimin apo pjesëmarrjen në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Në kuadër të këtij neni, është pika 4 e tij mbi të cilën është marrë parasysh kur është ushtruar kërkesa turke ndaj autoriteteve kosovare për arrestimin dhe dënimin e  gazetarit Buzhala.

Ambasada në këtë kërkesë nuk ka specifikuar nenin apo diçka të tillë, por ka kërkuar institucioneve të Kosovës që të kenë parasysh këtë ligj.

“Kushdo që në mënyrë publike, në tubim ose me anë të shkrimeve, xhirimeve audiovizuele, duke përfshirë dhe mos u kufizuar edhe në rrjetet sociale ose në çfarëdo forme tjetër të komunikimit, thërret ose nxit të tjerët për kryerjen e veprave penale të përcaktuara në paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij neni, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vite”, shkruan në këtë pikë të nenin 4.

Ligji per ndalimin e bashkimit ne konflikte te huaja 1

Ndërkohë, pikat 1, 2,  e 3 të këtij ligji, sanksionojnë grumbullimin e mjeteve financiare për organizata të huaja, që qëllim kanë luftën në vende të huaja, organizime e mbështetje të tjera që për qëllim kanë luftën, konfliktin dhe dhunën.

Kështu, në këtë rast, në letrën e Ambasadores nuk shkruan se kërkohet dënim i gazetarit Buzhala,  por kërkohet që ndaj tij të ushtrohet padi në gjykatë dhe të dënohet sipas legjislacionit kosovar në fuqi. (r.m.)

Comment

*