Kujtimi për dy djem të Vushtrrisë

Lumni Surdulli dhe Lutfi Musiqi ranë në betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare, në Loxhë e tjetri në Koshare!

Besnik Kada*

Gjatë luftës së Kosovës kam njohur me qindra e mijëra luftetarë dalëzotës të Atdheut ! I takova në ardhje në luftë, në Betim, në fushë të nderit dhe si triumfues!

Një numër të madh nuk arrita ti shohë kurrë në Lirinë e Kosovës për faktin se ata u bënë simbol i shtetit , siç do të thoshte Agim Ramadani, Shtetit të quajtur Republika e Kosovës!

Ata ranë në fushë të nderit anëkënd tokës së Kosovës!

Sot më shkuan në mendje të i kujtoj dy figura emblematike të Vushtrrisë , njëri i rënë në Betejën e Loxhës ushtaraku i karrierës Lumni Surdulli dhe tjetri në betejën e Kosharës, ing. Lutfi Musiqi intelektual dhe shkencetar i fushës së elektros dhe i shquar në komunitetin shqiptar në Angli si dhe në institucionet që punonte në Mançester të Anglisë!

Lumin e kam njohur në Betimin e 21 Qershorit të vitit 1998 në kuadër të Betimit të Brigadave të para të Ministrisë së Mbrojtjës të Republikës së Kosovës para Komandantit Suprem vendasit të tij Kolonel Ahmet Krasniqit dhe Kolonel Tahir Zemaj.

Kur dëgjova për rënien e tij së bashku me Enver Alaj e Rrustem Bruqin në Betejën e Loxhës u mërzita jo vetëm se kishim humbur tri figura të luftetarëve model të luftës por edhe për faktin se nuk do e përjetonin lirinë e Kosovës aq shumë të ëndërruar ndër breza.

Lutfiun nuk e kam njohur fizikisht por e kam njohur nga të tjerët , sot kujtoj datën e rënies së tij 21 vjetorin e shkuarjës në amshim në fushë të nderit në Rrasë të Kosharës!

Derisa ishim në komandën e Operacionit të Luftës dhe së bashku me Dokun Agronin dhe Shiqerin po i merrnim të dhënat e luftimeve në vijat e frontit ku përveç lajmeve të fitoreve merrnim edhe lajmet e vështira, ato të plagosjeve dhe rënieve të luftetarëve tanë, nga pozicioni kyç dhe vija më e ashpër luftimeve në Rrasë të Kosharës morëm lajmin për rënien e dy luftetarëve tanë Lutfi Musiqi 18.12.1968 –Vushtrri dhe Rifat Kastrati 02.09.1968 Drenas.

Në të njejtën kohë derisa ne po merrnim innformacionet dhe eprori Shiqer Maloku ishte në pozitë më të vështirë se në shumicën e rasteve merrte përsipër edhe t’i njoftonte familjet për rëniet e më të dashurve të tyre.

 

Unë derisa po i jepja emrat e të rëneve dhe Agroni jepte të dhënat e kontaktit të familjeve , adresat dhe telefonin, në kohën kur e përmenda emrin e Lutfi Musiqit, reagoi oficeri Gani Begu i cili kishte ardhur poashtu nga Anglia dhe tha çka është puna me këtë emër, i thash ka rënë në Rrasë të Kosharës , e kapi kokën e briti me të madhe o jo s’është e mundur, si ka mundësi, Ganiu e njihte edhe nga Anglia dhe nuk ishte në dijeni se Lutfiu kishte mbërritur në front.

Për figurën e Lutfiut i tregoj edhe Komandantëve Rrustem Berisha,Anton Quni,Xhemajl Fetahun, ndërkohë e njoftoj për rënie poashtu edhe Fisnik Ismailin i cili poashtu e njihte nga komuniteti në Angli . Sa shumë u mërzitë Ganiu por edhe ne të tjerët si për çdo të rënë në fushën e nderit !

Sa herë vjen koha e përvjetorit të Betëjës së Loxhës me vjen ndërmend figura e Heroit të Kosovës Oficerit të karrierës Lumni Surdullit dhe në çdo përvjetor të Kosharës poashtu më vie ndërmend figura e intelektualit dhe shkencëtarit Heroit të Kosovës Lutfi Musiqit!

Sot në 21-vjetorin e rënies, kujtimi për Lufti Musiqin dhe Rifat Kastratin do të jetë i përjetëshmë, të dy ishin në moshë të njejtë ende pa i mbushur 30 dhe janë në mesin e 114 luftetarëve të rënë në Betëjën më të madhe shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore, në Kosharën Heroike!

*Autori ishte ushtar, gazetar dhe fotoreporter i UÇK-së, brigada “131 Agim Ramadani”, Koshare. Sot zyrtar i Bankës Qendrorë të Kosovës.

Comment

*