Kujtojmë aktivistin Liu Xiabao, hero i të drejtave të njeriut

Sami Repishti *

Ridgefield,CT,USA. Aktivisti kinez për të drejtat e njeriut, Z. Liu Xiaobao, i smurë dhe posa i dalun nga burgu ku kaloi plot nandë vjet, heroi civil i rezistencës kineze kundër diktaturës së imponueme nga qeveria e R.P. të Kinës, vdiq i izoluem nga shoqënia, “i burgosun ë shtëpi”.
Ai jetoi për dekada të gjata në sherbim të kauzës për liri dhe demokraci, dhe me të drejtë fitoi reputacionin e padiskutueshëm të përfaqsuesit të ndërgjegjes qytetare kineze. Revista javore britanike “The Economist” shkruente me këte rast:” Vuejtja e nji të burgosuni politik sjell sot nji mesazh për Kinën, si dhe nji mesazh për Botën Perendimore”. Ai hyni në historinë e popullit kinez, dhe të botës përparimtare si njeni nga bijtë ma të mirë të atij vendi të madh, dëshmitar i përjetshëm i ditëve “të errta’ të diktaturës komuniste kineze.
Pushoftë në paqën që nuk e gëzoi, dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i tij!
Ai u quejt “kriminel” nga autoriteti zyrtar kinez; por autoriteti i zanit të miljonëve e përbuzi këte cilësim, dhe i dhuroi atij pavdekshmënin e figurave të mëdha historike që influencuen jetën e miljonëve në botë, formuen e forcuen frymën e resistencës kundër “murtajës” së madhe që njihet sot si “shtypja qeveritare”. Ndërtohet kështu kështjella e madhe e njerëzimit ku mbretnon ideja e pamposhtme e fisnikrisë së shpirtit njerëzor: ruejtja e identitetit tonë njerëzor në lufteë për liri dhe dinjitet, për nji jetë që vlen të jetohet e të mbrohet me çdo kusht. Sepse nji jetë pa liri e pa dinjitet nuk asht përsëri ”nji jetë njeriu…!”
Liu fitoi Çmimin Nobel për Paqë si mirënjohje e Botës së Lirë të sherbimit me sjellë lirinë edhe në vendin e tij ku liria sot nuk lejohet por që mbahet gjallë e ushqehet vetëm në burgjet e kampet e përqendrimit të diktaturave. Liu nuk u lejue me udhëtue në Stockholm të Suedisë me marrë personalisht çmimin e naltë. As bashkshortja e tij, Lia Xia, e cila u dënue me “burg shtëpiak” që të bante të pamundun kontaktet e saj me shtypin e huej e gazetarët vendë, aktivisteë të të drejtave të njeriut. Nji miljard e 400 miljonë kinez kundrejt çiftit Liu, të burgosun, të smur, të vorfn deri në dhimbje, por të lirë. Fëtyra e absurdit nuk mund të jetë ma e qartë!
Kjo liri dhe ky dinjitet të çiftit Liu paraqitej si “rrezik” për shtetin kinez, megjithëse nuk pëbante nji kercnim. Ajo që frikësonte “shtetin kinez” ishte efekti manjetik i “mesazhit” të çiftit Liu në shoqëninë civile kineze. “Thirrjet dinjitoze, të qeta, dhe kambëngulse për lirinë e popullit kinez, e kishin ngritë nalt çiftin Liu në piedestalin e gjigantëve global të mospajtimit moral, ku banojnë edhe Andrea Sakharovi dhe Nelson Mandela. Dhe ashtu si ata, nji i burgosun i ndërgjegjes dhe fitues i Çmimit Nobel për Paq,” shkruente revista “The Economist”.
Liu tregoi guximin e tij civil gjatë demonstratave për reformë të studentëve kinez të vitit 1989 në Tien An Men Square ku humbën jetën disa qindëra studentë kinezë, të vramë me armë zjarri nga forcat Policore të R.P. të Kinës. Në ato ditë të vështira, ai apeloi për veprimtari paqësore, dhe me rrezikun e jetës, ai bindi autoritetet kineze të lejojnë largimin paqësisht të mijëra demonstratorëve të rrethuem ushtarakisht.
Por ky akt fisnik e guximtar, dhe thellësisht njerëzor, u konsiderue “akt armiqsor” dhe aktivisti Liu “armik i popullit”, nji nofkë sa e turpshme aq edhe e rrezikëshme për aktivistët paqsorë. Me reformat ekonomike të R.P. të Kinës, mbas viteve 1990, Bota e Lirë “abandonoi” përkrahjen e lëvizjeve për demokraci në Kinë. Liu dhe mijëra aktivistë të tjerë e ndien veten të trathtuem, por jo të dekurajuem Në rrethana shumë të vështira ata përballuen peshën e randë të kercënimeve ditore, arrestimeve, torturave dhe burgimeve të shumta që mbushën burgjet kineze me demokratë të pafajshëm. Heshtja e Botës së Lirë ishte sinjal për “qeveritarët komunistë kinez” se qendrimi ndaj Kinës kishte ndryshue në favor të “interesave ekonomike”.
U krijue nji situatë që Europa jetoi para L2B me Hitlerin. Shtypjet naziste rriteshin çdo ditë dhe tregëtia me Botën e Perendimit, gjithashtu. Në këte situatë të smurë, mijëra rezistues gjermanë u arrestuen, torturuen, dhe u burgosn ose u zhdukën nga organet e Gestapo-s, të mbuluem nga heshtja e Perendimit, deri në L2B, me rezultate të pa imagjinueshme: “solucioni final” i kundërshtarëve, me theks të veçantë kundër hebrenjve, popujve sllavë dhe elementit komunist, në mes të tjerëve. Në nji situatë të këëtill, e gjithë Gjermania dhe tokët e pushtueme gjat luftës u transformuen në nji burg të madh për të gjithë popujt europianë, tue përfshi edhe shqiptarët! Heshtja vret…!
Ky zhvillim njihet sot si “katastrofa europiane” e L2B.
Në vitin 2008, aktivisti Liu përgatiti nji Program për Demokratizimin e R.P.të Kinës. Programi mori emnin Charter 2008 (i ngjashëm me Charter 77 në Prag). Ky Program ishte forma ma e qytetnueme e rezistencës dhe mospajtimit qytetar; heqja e sundimit monist të Partisë komuniste, dhe liri efektive. Për qeverinë e R.P.të Kinës ky akt i guximshëm ishte rasti ma i mirë për eliminimin e aktivistit Liu. Ai u arrestue, u burgos, u dënue me 12 vjet burgim. Që nga ajo datë e deri pak ditë para vdekjes, Liu jetoi në burgjet kineze si nji simbol i demokracisë!
Reagimi i Botës së Lirë ka qenë, të paktën, i pa mjaftueshëm. Edhe sot, në takimin e Grupit G20 në Hamburg të Gjermanisë, asnji burr shteti ose qeveri nuk e pau të arsyeshme me ngritë zanin për lirimin e aktivistit Liu, të cilit iu mohue edhe e drejta me u mjekue në Perendim. Liu tashma ishte ba simboli i kundërshtimit të pushtetit arbitrar kinez qoftë edhe për grupe tjera rezistence kombëtare në botën e shtypun.
Vdekja e aktivistit kinez Liu provokoi reagime të forta në shumë vende të botës. Po nuk mbulohet dielli me shosh: Bota demokratike u turpnue me sjelljen e saj ndaj aktivistit Liu. Mesazhe të shumëta kanë arrijtë keëtu nga shumë qytetar kinez me guxim civil të admirueshëm.
Unë kam zgjedhë nji poemë katër rreshtash drejtue gazeteës së Neë York-ut, The all Street Journal. I përkthyem shqip mesazhi thotë:
“Ju deshët varrosjen e tij
nji groposje në baltë
por ju harroni
ai ashtë farë që mbinë!” (Anonymous)
——————————————————————————————
*Autori asht aktivist për të drejtat e njeriut, dhe antar i Amnesty International, USA.
——————————————————————————————–

 

Comment

*