Kuka: Majlinda Kelmendi nuk ka as sigurim shëndetësor

Prishtinë, 6 shtator 2017 – Trajneri i kampiones olimpike Majlinda Kelmendi, Driton Kuka, ka shprehur mllefin e tij ndaj institucioneve shtetërore të Kosovës, të cilat i akuzon se nuk po kujdesen për sportistë kulminantë.

Në një postim në “Facebook”,  Kuka ka deklaruar se sportistët kosovarë janë të vetmit sportistë në botë që nuk kanë sigurime shëndetësore.

“Përkujdesja për sportistë kulminantë, zakonisht, bie në supet e familjeve, e ndojherë ndihmojë edhe federata apo klubet”, ka shkruar Kuka.

Ai ka treguar edhe për lëndimin që Majlinda e ka pësuar në Kampionatin Botëror, prandaj tash disa ditë po bën ekzaminime të cilat duhet të paguhen nga xhepi personal i saj.

Ai lutet që “të mos ketë nevojë për operacion”, ngase shpenzimet do të duhet të paguhen ose nga xhepi i Majlindës ose nga xhepi i tij.

“Shteti i Kosovës nuk ka Rezonancë magnetike apo është jashtë funksionit. Operimet duhet të bëhen me mjete private, besa edhe rehabilitimi i shtrenjtë. Po lypen rezultate prej sportistëve e as sigurim shëndetësor s’kanë!” ka shkruar Kuka. (r.m.)

Comment

*