Kuka: Majlinda u lëndua, do të kthehet edhe më e fuqishme

Budapest, 29 gusht 2017 – Trajneri i ekipit përfaqësues të Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka thënë se kampionja olimpike Majlinda Kelmendi, e cila nuk arriti të fitojë medalje në Kampionatin Botëror, ka pësuar një lëndim deklaruar se në përballjen e fundit.

Në gjysmëfinale Majlinda humbi nga japonezja Ai Shishime, ndërsa në luftën për medaljen e bronztë u mposht nga braziliania Erika Miranda.

Kuka ka thënë se vendi i pestë është shumë larg parashikimeve të tij për Majlindën dhe ka shprehur bindjen se majlinda do të kthehet edhe më e fuqishme.

“Sporti e ka kështu. Do të kthehet Majlinda ashtu siç din, edhe më e fuqishme”, ka shkruar ai në Facebook.

Kuka ka thënë se edhe xhudistja tjetër Distria Krasniqi, e cila doli e shtata në kampionatin botëror, do të nxjerrë rezultate më të mira, në të ardhmen.

“Distria për herë të parë pati plasman dhe u rendit e 7-ta, që është plasman i mirë. Por, Distria ka potencial për më shumë”, ka shtuar ai.

Dy xhudistët tjerë kosovarë, Nora dhe Akil Gjakova, do të garojnë të mërkurën. (r.m.)

Comment

*