Kukësi kualifikohet për në turin e tretë, eliminoi Sarajevën

Barazimi pa gola 0-0 i dha kualifikimin Kukësit që kishte fituar 3-2 ndeshjen e parë në Tiranë. Portieri Halili priti 11-metërshin e Melunoviçit në minutën 68

 

Denion Ndrenika
Ndeshja e dytë sapo përfundoi me barazimin 0-0 në Sarajevë, rezultat që lejon Kukësin të vazhdojë rrugën në Ligën e Europës. Ndeshjen e parë kuksianët e kishin fituar në Tiranë 3-2. Ata për pak e pësuan kur në minutën 68 gjyqtari nga Rusia, Aleksei Vorontsov dha një 11-metërsh të padrejtë, por portieri ynë Halili e priti gjuajtjen e Melunoviçit dhe e dërgoi topin në goditje këndore.
Kukësi bëhet ekipi i dytë nga Shqipëria që kualifikohet duke eliminuar 2 kundërshtarë në një kupë Europe. I pari ka qenë Flamurtari i Vlorës në 1986-1987 kur eliminoi Partizanin e Beogradit 2-0/1-2, Vizmut Aue të Gjermanisë Lindore dhe u ndal nga Barcelona në turin e tretë të kupës UEFA 1-4/1-0.
Në turin e tretë Kukësi do të përballet me skuadrën e fortë nga Ukraina, Metalurg Donjeck.

Comment

*