EURO 2020: Shqipëria në grup me Francën, Kosova në grup me Anglinë

Dublin (Irlandë), 2 dhjetor 2018 – Në Dublin sot është bërë tërheqja e shortit për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet më 2020.

Shqipëria do të jetë në Grupin H, të cilin e kryeson Franca, kampioni aktual botëror në futboll. Në grup me Shqipërinë janë edhe Islanda, Turqia, Moldavia dhe Andora.

Ndërkaq, Kosova do të jetë në Grupin A, i cili kryesohet nga Anglia. Në grupin e Kosovës janë edhe Çekia, Bullgaria dhe Mali i Zi.

Ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian zhvillohen në dhjetë grupe. Për fazën finale të kampionatit do të kualifikohen nga dy ekipe prej secilit grup.

Ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian do të fillojnë në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Sipas formës aktuale të ekipeve me të cilat do të garojnë për një vend në europian, Shqipëria dhe Kosova mund të presin me optimizëm fazën e kualifikimeve.

Analistët e futbollit thonë se Kosova ka shumë mundësi që të renditet e dyta në Grupin H dhe të plasohet për fazën finale të Kamionatit Evropian. Ata kanë parasysh formën aktuale të futbollistëve të Kosovës dhe besimin se ata po ngrisin nivelin e pjekurisë.

Kosova, krahas ndeshjeve kualifikuese, ka mundësi të kualifikohet edhe nëpërmjet Ligës së Kombeve. Kosova do të kualifikohet në EURO 2020, nëse i fiton dy ndeshjet direkte në kuadër të Ligës së Kombeve – me Maqedoninë dhe me fituesin e ndeshjes Bellorusi – Gjeorgji.

Përbërjet e të gjitha grupeve:

Grupi A: Anglia, Çekia, Bullgaria, Mali i Zi, Kosova

Grupi B: Portugalia, Ukraina, Serbia, Lituania, Luksemburgu

Grupi C: Holanda, Gjermania, Irlanda Veriore, Estonia, Bjellorusia

Grupi D: Zvicra, Danimarka, Republika e Irlandës, Gjeorgjia, Gjibraltari

Grupi E: Kroacia, Uellsi, Sllovakia, Hungaria, Azerbajxhani

Grupi F: Spanja, Suedia, Norvegjia, Rumania, Ishujt Faroe, Malta

Grupi G: Polonia, Austria, Izraeli, Sllovenia, Maqedonia, Letonia

Grupi H:  Franca, Islanda, Turqia, Shqipëria, Moldavia, Andora

Grupi I: Belgjika, Rusia, Skocia, Qipro, Kazakistani, San Marino

Grupi J: Italia, Bosnja, Finlanda, Greqia, Armenia, Lihtenshtajni.

(r.m.)

 

Comment

*