Kumanova, drama e Zotit

Dionis Xhafa

Një dramë e madhe reale u zhvillua në Kumanovë, qyteti etnik i Shqipërisë Lindore sot në shtetin e maqedonasve.

Për atë që konsiderohet “Grup i Kumanovës” u dhanë dënime të rrepta dhe të ashpra, më të ashprat me siguri që janë dhënë në shtetin tonë fqinj, që është një vend tepër problematik që në emrin e vet dhe lëre më pastaj mos të kesh arsye të dyshosh edhe në faktin sesi bëhen atje proceset gjyqësore, duke nisur nga ata të thjeshtat në ato më të rëndat.

Ishte tragjike dhe me re të zeza ajo ditë, kur për shumë shqiptarë, që ishin në një grup u shqiptuan dënime të përjetshme, kurse kishte edhe burg përjetë edhe për të tjerët, por gjykata kishte thënë se do të dënohen me 40 vjet, por në fakt do të thotë dënim i përjetshëm. F

ëmijë që rriten jetimë dhe pa baba, që duhet vetë ta çajnë jetën kaq shumë të vështirë në një vend si Maqedonia. Ishte drama e Zotit, e një dore që nuk dihet se nga erdhi, por me shpresën se do e ketë bekimin nga lart.

Të dënuarit besojnë vetëm te Zoti, se vështirë fort të mund të besojnë procesin që i mbylli ata në burgje. Gjithçka nisi nga triumfi i lirisë nacionaliste në Kumanovë, në prill 2015, kur u ndozën flakët në qytetin e Kumanovës dhe në përleshje u vranë policë, sikundër edhe kryengritës. Ishte gjak, ishte ujëvarë dhe tmerr i madh çdo gjë e cila ka ndodhur.

Ndërsa si në filma ndodhi edhe që disa persona që ishin thuajse dy vjet në proces gjykimi të mund të kthehen në shtëpitë e tyre, por tanimë me kthimin në shtëpi, e kanë edhe një vulë në ballë, që ua ka ngjitur shteti maqedonas, sikur ata janë kriminelë dhe terroristë, pa qenë të tillë, të pafajshmit. Ajo gjë e cila është artikuluar nga liderët politikë, kryesisht shqiptarë duhet të ndodhë.

Duhet që procesi të monitorohet nga ndërkombëtarët dhe vendimet të jepen gjithashtu po nga ana e ndërkombëtarëve dhe jo e vendorëve, për shkak se dihet fort mirë çfarë vendi është Maqedonia, i trubullirave, vendi ku Rusia ka influencën e vet dhe ka spiunë në Shkup dhe gjetiu e se nuk përjashtohet asnjë lloj mundësie, edhe deri te infiltrimi i shërbimeve sekrete sllave, kryesisht ruse në këtë mes.

Kumanova kishte re të zeza atë ditë. Bijtë e saj u burgosën. Hakmarrja nuk duhet, por kujtesa ruhet.

Comment

*