Kumbaro: Arkeologjia s’është aneks i harruar, por zhvillim e punësim

Në ministrinë e Kulturës u organizua workshopi me temë ”Arkeologjia e Shpëtimit në Raport me Zhvillimet e Reja në Territor dhe Ekuilibri Mes Tyre”.Ky workshop u organizua në bashkëpunim  me fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.

Kumbaro në fjalën e saj në këtë aktivitet tha se arkeologjia nuk është më një aneks i harruar, por një sektor zhvillimi e potencial punësimi”.

“Arkeologjia nuk është më as luks dhe as një aneks i harruar, por një sektor zhvillimi në të cilin jo vetëm mbrojmë pasuritë kulturore por edhe krijojmë punësime. Aktualisht kemi vende vakante për arkeologë, sepse është rritur kërkesa si pasojë e nevojës së shtuar për të vëzhguar territorin në mbrojtje të arkeologjisë krahas projekteve zhvilluese. Nxis studentët të kualifikohen në këtë sektor, sepse do të ketë gjithmonë nevojë për punën e tyre”, tha Ministrja.

Duke bërë një prezantim të gjendjes së gjetur para tre viteve, Kumbaro e vuri theksin mbi disa nga arritjet më thelbësore të reformës në Trashëgiminë Kulturore, duke qartësuar se përse arkeologjia dhe zhvillimi i territorit nuk e kundërshtojnë njëri-tjetrin, por përkundrazi; nëse ka politika të qarta, ligje të sakta dhe vullnet për të bashkëpunuar, partneriteti rezulton jo i dëmshëm por i suksesshëm.

15391090_1861769050702262_4447783184021800038_n-1-copy“Me partneritetin që kemi me të gjithë institucionet e trashëgimisë si dhe me pushtetin lokal dhe me subjektet private, ne ndryshuam sistemin e menaxhimit të territorit duke ndërtuar një rrjet koherent bashkëpunimi.Sot nuk kemi asnjë projekt zhvillimi që mos të kalojë vëzhgimin dhe kontrollin arkeologjik. Kjo punë e bërë, ka ndryshuar gjërat edhe në sektorin e punësimit. Është një lajm shumë i mirë nëse themi që sektori i trashëgimisë kulturore krijon mundësi punësimi. Sot që ne flasim vetëm një zhvillues si TAP ka punësuar rreth 30 arkeologë”.

Nga ana tjetër Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, e cila ka liberalizuar tregun, tha Kumbaro ka hapur sektor punësimi duke zbatuar ligjin për të gjitha subjektet e licensuara në fushën e arkeologjisë.

“Janë këto elemente që bëjnë që arkeologjia të jetë jo më një luks, jo një ankes i harruar, por të jetë një sektor zhvillimi me të cilin praktikisht krijojmë punësim. Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi që kemi dhe kjo konferencë e tregon, me Universitetin e Tiranës, me studentët e arkeologjisë, të cilët në të ardhmen do ta ketë tregun e punës të siguruar. Vetëm në tre vjet ne kemi arritur të disafishojmë numrin e të punësuarve në sektorin e arkeologjisë duke qenë se ka një menaxhim të ri, një kontroll më të rreptë të territorit por edhe një ndjeshmëri më të madhe të opinionit publik që i vjen në ndihmë kësaj politike të re ndaj trashëgimisë kulturore”, tha Kumbaro.

15492033_1861796474032853_2459719955065052972_n-copyMinistrja duke rreshtuar disa nga problematikat e hasura gjatë punës, u ndal tek hartimi i ligjit të ri të trashëgimisë kulturore, ku tha se “ky projektligj është qëllimisht proteksionist dhe konservator, por jo për të penguar zhvillimin dhe për të ndërhyrë apo prekur asnjë të drejtë themelore private, por për të vendosur rregulla të qarta për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, të munguara apo të pazbatuara deri tani”.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin përfaqësues të institucioneve të varësisë së Ministrisë së Kulturës, Universitetit të Tiranës, Drejtorive Rajonale të Kulturës Kombëtare, subjekteve,individëve privatë të licencuar në arkeologji vendas dhe të huaj, pedagogë e studentë, shoqëri civile që kanë si qëllim të punës së tyre mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore.

15578915_1861796147366219_731737107920192273_nPjesëmarrësit shprehën interesin dhe vlerësimin e tyre për domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve të ngritura nga ASHA dhe Ministria e Kulturës me zhvilluesit, për një zhvillim të qëndrueshëm të territorit, nëpërmjet faktorizimit të Agjencisë dhe hapjes së tregut të punës shoqërive arkeologjike.ATSH

Comment

*