Kur do të ketë Tirana një qeveri për të mbrojtur interesat kombëtare të shqiptarëve?!

Sali Bollati

(Nga arkivat e gazetës “Illyria”)

 

14 Dhjetor 2000 – Ditët e para të dhjetorit, “kryesia e qeverisë së Tiranës, së bashku me atë të partisë së ish-komunistave internacionalistë, ishin thëritur në Athinë për të “kërkuar falje” për ato skena gjasme antigreke që krijuan po vetë të dyja palët në Himarën Shqiptare. Dhe më qesharake e bën shetitjen dimerore emri “maxhorancat dhe pakicat në rajonin e Ballkanit”- temë për të cilën paskan bashkëbiseduar.

Sipas gazetës së ish komunistave shqiptarë “Zëri i Popullit”, në takimet me të dërguarit e Tiranës, kryeministri grek përsëriti shqetësimin e Greqisë lidhur me disa parregullësi që u vënë re gjatë proçesit të fundit zgjedhor në Shqipëri. Ndërsa udhëheqësi I parties kryesore opozitare në Greqi shprehu “shqetësimin e thellë për incidentet e dhunës, gjatë zgjedhjeve të fundit në Shqipëri, kundër pakicës greke dhe se ato nuk ndihmonin konsolidimin e demokracisë në Shqipëri dhe rrugën e sajë drejt Europës”

Të dërguarit e Tiranës, nëpërmjet gojës së Metës deklaruan “soleminisht”… se të dyja qeveritë janë të përkushtuara për të goditur tendencat gjoja nacionaliste, që grupime të caktuara të pa përgjegjëshme vazhdimisht përpiqen për ti riaktivizuar në mënyrë që të dëmtojn këtë atmosfere dhe këto marëdhanie afatgjata dhe me të ardhme të shkëlqyer që ekzistojnë midis dy qeverive”?!

Me të vëtetë, jo vetëm indinjohesh, por edhe revoltohesh kur dëgjon broçkulla të këtilla!

Mor zotni si mund të flitet “për incidente ndaj pakicës greke në Himarën Shqiptare dhe heshtet për Genocidin grek ndaj popullësisë Shqiptare të Krahinës Shqiptare të ÇAMËRISË??!. Dhe të mos harrojmë se edhe deputetë socialistë votuan më 1994 në parlamentin Shqiptar për këtë Dekret ne Mbrojtje të të Drejtave Themelore të Njeriut dhe denimit të masakrave dhe dëbimeve me dhunë të mbi 30.000 shqiptarëve të Çamërise nga trojet etyre stërgjyshore??!

Vetëm një javë përpara atij takimi, kryeministri grek, pati në Hungari me ish partizanët komunista grekë, të cilët mbasi u dëbuan nga Greqia më 1949, kaluan nëpërmjet Shqipërisë dhe gjetën strehim në ish vendet e bllokut komunist. Ata në atë kohë ishin quajtur tradhëtarë të Greqisë, kishin luftuar me armë në duar për vite të tëra kundër autoriteteve të ligjëshme greke; ndërsa sot quhen atdhetarë të përmallur të cilëve shteti grek sot jo vetëm I falenderojne për ndjenjat e tyre greke, por edhe u jep pensione, duke ju garantuar njëkohësisht të drejtën të mbajnë në paralment, partinë e tyre komuniste?!

Ndërsa shqiptarët e Çamërisë megjithëse të vrarë, të masakruar e pëzënë me dhunë nga trojet e tyre stërgjyshore në vitet 1944-45; mbasi kishin luftuar kudër pushtuesave nazifashistë së bashku me “keta grekë të pëmallur”; por duke mos pranuar të luftonin me komunistat grekë në luftën civile të Greqise në vitet 1946-1949’ “morrën shperblim” nga qeveria “shqiptare” e E.Hoxhes, si mbështetje të internacionalizmit duke I internuar mbi 900 burra çamë për mbi 6 muaj më 1949!!

Dhe sot, këta qytetare të lindur në Çamëri, që prindërit e tyre nuk pranuan të luftojnë per interesa komuniste kundër qeve risë së ligjëshme greke, quhen “kollaboracionista” dhe nuk lejohen të kthehen në vatrat e tyre stërgjyshore, por as të shkelin në tokën ku kanë lindur dhe kanë pronat e tyre të ligjëshme?!

Pra si mund të gjykohet qëndrimi i qeveritarëve të Tiranës, kur duke pasur me vehte te drejta të pamonueshme të shqiptarëve të Çamërisë, jo vetëm nuk e ngrejnë zërin, por përkundrazi-pranojnë me përulësi pretendimet krejtësisht pa baza të autoriteteve greke??

Del me të vërtetë pyetja; për çfarë minoritete dhe të drejta të tyre u bisedua, çfarë prespektive ka zgjidhja e problemit Çam? A po mos ndoshta pritet derisa të filloi e njëjta përpjekje që po bëjnë sot vëllezrit tanë në Kosovën Lindore?

Dhe çudia e madhe vazhdon kur kryemistri Meta mer rrugën për në Kosovën e Çliruar, menjëhere sa po u kthye nga Athina. Atje ndoshta ka pasur për të përcjellë “këshillat miqësore” greke, se si duhen trajtuar ato pakica serbe ne Kosovë

Por shqiptarët e Kosovës me gjakun e bijëve të vetë, si edhe me ndihmën kryesisht amerikane, i dëboi njëherë e mirë vrasësit e masakruesit serbë (ashtu i kishte kërkuar Atdhetari i Shquar Çam – djali i te Madhit Çam Abedin Dinos, z.Rasih Dino Presidentit Amerikan W.Wilsonit para 80 vjetesh :”…vetëm ndërhyrja e ushtrisë Amerikane do I shpëtoi vëllezërit tanë kosovarë nga masakrat e serbëve”!); nga trojet e veta shqiptare dhe pikërisht për kete janë shumë të preokupuar miqtë e tyre të ngushtë fetarë grekë.

Këto dhe shumë fakte të tjera tregojnë se sa bukur e vazhdojnë rrugën antishqtare të mësuesit të tyre të paharruar, katilit E.Hoxha.

Udhëheqësit e Greqisë duhet ta kuptojnë njehere e mirë se pa zgjidhjen e këtij problemi aqë të drejtë e në përputhje me të gjitha të drejtat themelore të njeriut, nuk mund të vendoset paqja e mirëkuptimi në këtë zonë të Ballkanit. Urat e miqsisë si çdo urë kanë nga dy këmbë të forta, dhe nuk janë pista reshqitese, siç po e përdorin kufirin greko-shqiptar kisha e udhëheqja greke me miratim të qeveritarëve të Tiranës

Pra, në bazë të këtyre pak fakteve, si mund të quhen përfaqësues të interesave shqiptare Nano, Meta me shokë??. Përkundrazi!!

Më poshtë gazeta Z.Popullit shkruan:”… të dy kryeministrat rane dakort që të shohin mundësi të reja bashkëpunimi në fushën ustarake…”

Ky deklarim zyrtar tregon jo vetem papërgjegjësi të plotë për sovranitetin kombtar (gje qe treguan hapur deputetet e Kramalisit në Himarë), por edhe mosnjohje e plotë të realitetit juridik zyrtar midis dy vendeve tona.

Para pak kohe, gazeta “Koha e Jone”, shkruante se parlamenti grek ende nuk e ka çfuqizuar gjendjen e luftës midis Greqisë e Shqiperisë, të shpallur arbitrarisht më 1940!

Pra z.kryeministër si mund të flitet pr bashkëpunim ne fushë ushtarake me një vend që pretendon se jemi akoma në gjendje lufte?!

Si mund të deklarosh që maredhaniet midis Shqiperise e greqise janë afatgjata dhe me të ardhur të shkëlqyer??!

Do të ndjehesha shumë i lumtur sikur të gjitha këto përalla, qe nuk mund t’i besoi asnjë bebe djepi, të mos ishin të vërtett, por fatëqesisht nuk është kështu dhe prandaj bëj përsëri pyetjen-kur do të ketë më së fundi një qeveri në Tiranë që të mos i sherbeje interesave antishqiptare??!

S.Bollati NY.

14 Dhjetor 2000. Publikuar ne ILLYRIA

Comment

*