Kur do të përfundojë pushtimi i Shqipërisë së sotme??!

Sali Bollati

Nga Sali Bollati

Para disa ditesh lexova ne gazetat e Tiranes se “qeveria Rama” vendosi rishtas te japi ne dispozicion 2.000 m2 toke per te vazhduar ngritjen e varezave te ushtareve greke qe erdhen si pushtuesa me 1940-41; dhe keto me shpenzime dhe ne mbikqyerje te ministrise se Mbrojtjes te Shqiperise(?)!

Menjehere me erdhi ne mendje nje bisede prinderore me vajzen time te vogel 9 vjecare,qemban emrin Betula; te nenes time ose gjyshes se saje te masakruar e vrare nga shovinistat greke me 1944. Keshtu gjyshja e saje ne moshen 36 vjecare, nene e 5 femijeve masakrohet e vritet; femija me e vogel 2 vjece vdes ne burg (kampin e perqendrimit) ne Paramithi. Betit i kisha treguar per vuajtjet, vrasjet e masakrat dhe shpernguljen me dhune nga shtepijat dhe pronat tona mijervjecare; duke i lene te pa u varosur ne Çamerine Etnike Shqiptare.

Nje dite megjithese erdha i lodhur ne shtepi. Beti e shqetesuar mu drejtua se kishte ndegjuar ne radio se sh.Enver ka shkruajtur per greket se i kemi vellezer?! (Libri “Dy Popuj Miq”); ne ate kohera me 1980 e mbanim me nderim fotografine e tije ne dhome. Keshtu asaj i la pershtypje te madhe “vellazeria” qe permendej ne liber, ne krahasim me vuajtjet e mija si femije jetim qe i pata rrefyer me pare. I fola Bules-sime shoqe se jam i lodhur dhe mbasi te lahem e te drekosem do i flas Betit. Pastaj prape Beti e vogel kerkonte te dinte ne se “vellazeria” ishte e vertete.. Dhe ate te vertete e gjeta ne librin e ri te E. Hoxhes ku shkruante per kujtimet e femijerise se tij, ku midis te tjerave nenvizonte se me 1914 greket i kishin djegur shtepine ne gjirokaster. Dhe meta lexuar mu krijua mundesia per t’i treguar Betit se edhe vuajtjet e mija e te familjes sime ishin te verteta.

Per me teper ne shume libra shkruhen te vertetat mbi vrasjet, masakrimet dhe vuajtjet e shqiptareve te jugut te Shqiperise nga ushtaret greke me 1914.

Ne krijimin e shtetit grek me 1821, Shqiptare te Çamerise te komanduar nga Islam Pronjo, Lule Capari, Marko Bocari etj, luftuan dhe derdhen gjak. Ish Kryetari i kryengritjes, Ipsilanti ne letren e falenderimit nenvizon:”Shume kurajoze te nderuar kryetare Pronjo dhe Capari dhe gjithe Cameve ju pershendes, me luften e perbashket jeni Vellezerit Tane” !

Por greket shovinista bizantine me krijimin e shtetit dhe kishen antihumane greke; filluan te mos I njohin minoritetet si Shqiptaret e Çamerise mijervjecare.Shkrimtari S.Muselimi me librin qe boton me 1997 ne Janine, shkruan se deri me 1912 te gjithe banoret e Camerise , muslimane e te krishtere flisnin gjuhen shqipe Me pushtimin a saje me 1913, peshkopi grek urdheroi qe vazat e krishtera came te hyjne ne shkollat greke dhe kur te behen nena tu flasjn femijeve greqisht dhe jo me gjuhen e shtepise-Gluhen e Embel Shqipe; ketu nuk duhet harruar se ish peshkopi I Paramithise me 1877 kishte perkthyer ne Shqip Dhjaten e re, sepse Camet e krishtere nuk e kuptonin meshen e te djeles ne greqisht. Dhe me reformat e ndryshme mohuan te drejtat njerezore filluar me shtetezimin e tokave te begata te Çamerise, masakrimet e vrasjet te mbi 2900 shqiptareve came te pafajshem,( te lene pa varosur) kryesisht femije e te moshuar dhe shpernguljen me dhune te mbi 30.000 nga shtepijat e pronat tona me 1944.

Organizuesi dhe kryexhelati gjenerali grek Zervas i shkruan me 1953 ne nje leter ish bashkepuntorit ne ato masakra J. Danit: “duhet te ndjehemi krenar se i debuam shqiptaret e Camerise qe per mbi 500 vjet na kishin qendruar ne qafe te helenizmos duke iu dhene mundesi malesoreve tane te jetojne e te gezohen ne fushat pjellore”.

Pra dihet boterisht perse autoritetet shoviniste greke, mbas pushtimit te 12.000 ha toka te begata te Çamerise shqiptare, vrasjeve dhe debimeve me dhune te popullesise shqiptare nga pronat dhe shtepijat e tyre; jo vetem i kane lene pa varre, por me “miratimin” edhe te qeveritareve te Tiranes se sotme e kerkojne te fshire emrin e Camerise Shqiptare

Dhe per me teper me urdher porosi te Micotaqesave e nen kujdesin e “shqiptarit” janullatos, vazhdojne per dite e me teper greqezimin e Shqiperise nepermjet varezave gjasme te tyre ne tokat shqiptare.

Dhe jo per cudi; mbas mbajtjes ne fuqi te ligjit 80 vjecar te luftes(pavaresisht se jemi antare ne NATO-), paharruar mos nenshkrimin e traktateve nderkombetare per kufijt tokesor, me mungesen e plote te dinjitetit Kombetar te politikaneve te Tiranes, mbajne te skalitura ne muret e jashtme te Parlamentit te Athines emerat Kelcyre, Permet, Tepelene, Himare e Gjirokaster etj. Deri kurre do te lejohen “miqet strategjike” greke te tallen me Shqiperine e te vete quajtur “rilindaseve”??!

P.S, Me falni se “harrova” ligjin e fundit per faljen e detit per gaz e nafte)

Sali Bollati-Çam Shqiptaro Amerikan

Janar 2021

Comment

*