Kur Italia fashiste detyroi refugjatët hebrenj, të pranuar nga mbreti Zog, të largoheshin nga Shqipëria

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 Mars 2019

Gazeta “Paix et Droit”, organ i Aleancës Universale Izraelite, ka botuar, në qershor të 1939, në faqen n°12, një shkrim mbi fatin e refugjatëve hebrenj në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Të gjithë refugjatët hebrenj do të duhet të largohen nga Shqipëria

 

Autoritetet italiane kanë urdhëruar refugjatët hebrenj që banojnë në Shqipëri që të largohen nga vendi deri më 7 qershor. 

Në Shqipëri, mes njëqind dhe dyqind refugjatë u pranuan në këtë vend nga Mbreti Zog I. Deri tani, ata gëzonin lirinë më të plotë dhe kishin marrëdhëniet më të mira me popullsinë shqiptare.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/kur-italia-fashiste-detyroi-refugjatet-hebrenj-te-pranuar-nga-mbreti-zog-te-largoheshin-nga-shqiperia/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

Comment

*