Kur Kombëtarja e Shqiptarëve luante në turneun e Bahreinit në 2003

Vitet 2000 kanë qenë relativisht pozitive për Kombëtaren kuqezi. Shorti për eliminatoret e Botërorit “Kore/Japoni 2002” i vendosi kuqezinjtë përballë dy gjigandëve të futbollit botëror si Anglia dhe Gjermania

Ndonëse rezultatet ndaj emrave të mëdhenj të futbollit botëror ishin jo pozitive, Kombëtarja shqiptare dhuroi paraqitje mjaft të mira dhe krijoi një bosht që do të vlente edhe për të ardhmen.

Në zyrat e FSHF në atë periudhë vinin ftesa për miqësore apo edhe turne të ndryshëm. Turneu i Iranit, Bilbaos apo edhe Kosta Rikës ishin vetëm disa nga ftesat që erdhën në atë periudhë. Drejtuesit e asaj kohe mes shumë opsionesh pranuan ftesën e Bahrejnit, për të marrë pjesë në atë që quhej turneu i Kryeministrit. Ky turne është zhvilluar fiks 18 vjet më parë në janar të vitit 2002.

Bahrain Shoot Soccer Tournament 2002 – Bahrejn, një vend pa shumë traditë në futboll, vendos të organizojë një turne futbolli, të quajtur ndryshe ‘’Kupa e Kryeministrit’’. E veçanta e këtij turneu ishte se organizohej në ditët e para të janarit, data që në ditët e sotme përdoret nga klubet për të zhvilluar fazën përgatitore. Në edicionin e parë, përpos Shqipërisë, u  ftuan edhe Maqedonia edhe Finlanda.

Më datë 15 dhjetor zyra teknike e turneut hodhi shortin midis 4 ekipeve pjesëmarrëse, Shqipëria, Finlanda, Maqedonia dhe Bahrejni. Ekipi ynë kombëtar, ndeshjen e parë e zhvilloi me ekipin e Maqedonisë dhe më pas me Finlandën dhe Bahrejnin. Në vendin arabik treguan kujdes të veçantë për t’u krijuar mundësi kuqezinjve të mbërrijnë në kohën e caktuar në Bahrejn. Trajneri i Kombëtares, Sulejman Demollari, pasi bisedoi me të gjithë futbollistët që luajnë në kampionatet e vendeve të tjera, u bind se për të plotësuar numrin e nevojshëm duhen thirrur edhe disa nga futbollistët që luajnë në kampionatin shqiptar.

Lista e lojtarëve të grumbulluar për këtë turne të veçantë është si më poshtë:

Portierët: Blendi Nallbani (FK Partizani, Tiranë), Ilion Lika (KS Dinamo, Tiranë), Julian Gjeloshi (KS Besëlidhja, Lezhë)

Mbrojtësit: Lulzim Hushi (SR Delémont, Zvicër), Ardit Beqiri (FK Partizani, Tiranë), Nevil Dede (SK Tirana, Tiranë), Elvin Beqiri (KS Vllaznia, Shkodër), Luan Zmijani (FK Partizani, Tiranë)

Mesfushorët: Paulin Dhëmbi (KS Dinamo, Tiranë), Edvin Murati (LOSC Lille Métropole, Francë), Arjan Peço (FC Concordia, Zvicër), Redi Jupi (KS Dinamo, Tiranë), Klodian Duro (Samsunspor, Turqi), Bledi Shkëmbi (HNK Rijeka, Kroaci), Olgerd Muka (KS Teuta, Durrës)

Sulmuesit: Florian Myrtaj (SSD Teramo Calcio, Itali), Indrit Fortuzi (SK Tirana, Tiranë), Altin Rraklli (Sp.Vgg. Unterhaching, Gjermani), Klevis Dalipi (AD Ovarense, Portugali)

Trajner: Sulejman Demollari

Në këtë edicion, të fituar nga Finlanda, Kombëtarja shqiptare mori vetëm dy pikë duke u renditur në vendin e tretë. Përpos rezultatit jo të mirë, kjo eksperiencë shërbeu për provimin e lojtarëve të rinj, që më vonë do të aktivizoheshin rregullisht me fanellën kuqezi si Beqiri, Myrtaj, Shkëmbi apo edhe konfirmimin e Duros. Turneu i Bahrejnit, do të ishte i fundit i këtij lloji për kombëtaren kuqezi, pasi me ndryshimin e rregullores nga FIFA rreth datave të lira, do të ishte e pamundur për kombëtaret të grumbulloheshin kaq gjatë.

 

SHQIPËRI – MAQEDONI                        0-0

Data: 05.01.2002

Gjyqtar: Jassim Karim (Bahrein)

Stadiumi: Bahrain National Stadium, Riffa

Pjesëmarrja: 2000 tifozë

 

NË FOTO: Lart nga e majta: Nevil DEDE, Ardit BEQIRI, Elvin BEQIRI, Lulzim HUSHI, Indrit FORTUZl. Blendi NALLBANI.

Ulur nga e majta: Arian PEÇO, Florian MYRTAJ, Klodian DURO, Edvin MURATI, Altin RRAKLLI

 

SHQIPËRI – FINLANDË                           1-1

Data: 07.01.2002

Golat: 0-1 (45’) Jari Ilola , 1-1 (71’) Indrit Fortuzi (pen.)

Gjyqtar: Abdul Habib (Bahreini)

Stadiumi: Bahrain National Stadium, Riffa

Pjesëmarrja: 4000 tifozë

NE FOTO: Lart nga e majta:Nevil DEDE, Florian MYRTAJ, Ardit BEQIRI, Lulzim HUSHI, Luan ZMIJANI, Blendi NALLBANI.

Ulur nga e majta: Edvin MURATI, Klodian DURO, Redi JUPI, Altin RRAKLLI, lndrit FORTUZI.

 

BAHREJN – SHQIPËRI                               3-0

Data: 10.01.2002

Golat: 1-0 (42’) Jamal , 2-0 (63’) Salmane , 3-0 (72’) Salmane

Gjyqtar: Qasim Shaaban (Bahreini)

Stadiumi: Bahrain National Stadium, Riffa

Pjesëmarrja: 10000 tifozë

 

NE FOTO: Lart nga e majta:  Redi JUPI, Klevis DALIPI, Florian MYRTAJ, Luan ZMIJANI, Ilion LIKA.

Ulur nga e majta: Indrit FORTUZI, Arian PEÇO, Klodian DURO, Olgerd MUKA, Ardit BEQIRI.

Comment

*