Kur qëllimi i ardhjes në Amerike është i dyfishtë

Avokati Kieran Both

Emigracion: Avokati Kieran Both në përgjigje të letrave tuaja

 

Unë jam një studente në SHBA dhe kam  vizën F-1. Jam regjistruar në shkollë për tre

vitet e ardhshme. Kohët e fundit u martova dhe burri im ka “green card”. Ai

paraqiti një kërkesë për mua  në Emigracion, kështuqë edhe unë mund të marr “green card” një ditë.

E di që duhet të pres në radhë sepse ai nuk është shtetas i SHBA. Familja

ime dëshiron të na shohë së bashku dhe të kemi një ceremoni martese tradicionale. A do të ketë problem për mua që të udhëtoj me vizën studentore dhe të kthehem në SHBA?

FC

 Brooklyn, New York

 

Përgjigje: Nuk është e këshillueshme që ju të udhëtoni jashtë dhe të përpiqeni të ri-hyni në SHBA me vizë studenti (F-1) duke patur qëllim që  në të ardhmen të aplikoni për green card . Nëse bëni diçka që është në konflikt me qëllimin e vizës tuaj dmth ardhjen tuaj këtu si studente, kjo mund të dëmtojë aplikimet  tuaja të ardhshme. Kur dikush hyn në SHBA me një vizë studenti, ka një qëllim (të kufizuar) të hyjë në program  studimi me kohë të plotë,e të mbarojë duke marrë një diplomë apo certefikatë. Statusi F-1 nuk është një vizë me dy qëllime. Kjo do të thotë që ju nuk mund të keni qëllim për të qenë studente, dhe  ndërkohë të synoni të merrni “green card”.

Edhe pse nuk e keni paraqitur aplikimin per kartën e gjelbër (Aplikimi për Rregullimin e Statusit(Formulari I-485), udhëtimi  jashtë mund të komplikojë jetën tuaj në të ardhmen.

Kur peticioni (Formulari I-130) mbi bazë familjare, është paraqitur për për ju, do të thotë që aprovimi i tij ju bën emigrant(e) të ardhshme, që do të thotë se ju emigroni në SHBA sapo të përfundojë procesi.

Meqënëse  viza F-1 është një vizë jo emigranti,  ju duhet të deklaroni se do të largoheni nga Shtetet e Bashkuara  menjëherë sapo të keni përfunduar shkollën. Nëse ju udhëtoni jashtë Amerikës dhe pastaj ktheheni duke përdorur vizën e studentit (F-1) rrezikoni të ardhmen tuaj.

Patrulla kufitare mund t’ju pyesë në lidhje me qëllimin e ardhjes tuaj dhe lidhjet tuaja me SHBA.

Shpesh vizitorit në aeroport i kërkohet të përgjigjet se përse po vjen në SHBA(qëllimi) dhe çfarë planifikon të bëjë në këtë vend. Ata shpesh pyesin për anëtarët e familjes në SHBA. Nëse gënjeni ose e fshihni informacion në lidhje me “green card”- ën e burrit tuaj ose aplikimin në pritje të I-130, kjo mund t’u shkaktojë shumë telashe. Nëse zyrtari konsullor në aeroport dyshon se keni ndërmend të emigroni përgjithmonë, duke hyrë në SHBA me një vizë tëpërkohshme, ka shumë të ngjarë t’u refuzohet hyrja. Kjo ka të ngjarë nëse përfaqësuesi i emigracionit e di apo beson që ju keni një anëtar të familjes në Shtetet e Bashkuara. Nëse udhëtoni me burrin tuaj, përfaqsuesi i emigracionit mund t’ju pyesë për marrëdhënien tuaja.

Edhe nëse pranoheni, mund të keni keni probleme gjatë rrugës. Edhe kur data juaj prioritare të bëhet e tanishme (korrente), aplikimi për green card mund t’ju refuzohet.

Punonjësi i emigracionit që merr vendimin për dhënien e saj do të shikojë datën e martesës suaj dhe datën e hyrjes në U.S. me vizën F-1 dhe  do të bëhet e qartë për të se ju erdhët duke planifikuar që të merrni green card.

Kur dikush hyn në SHBA me vizë F-1, ka një qëllim të caktuar, arsimimin. Personi nuk mund të ketë një qëllim të dyfishtë (edhe për të shkuar në shkollë dhe për të marrë green card. Mund të shihet si një qëllim i planifikuar më parë (mashtrim)

Mashtrimi ose keqinterpretimi mund të rezultojë në ndalim të përhershëm të hyrjes në SHBA dmth që të mos merrni kurrë green card ose të vizitoni SHBA-në në të ardhmen.

Çështja kyçe është cili qe qëllimi i personit në kohën e lëshimit të vizës ose në kohën e pranimit në Shtetet e Bashkuara.  Emigracioni i idendifikon rastet kur individët nëpërmjet  marrjes së vizave  si H-1B, H-1C, L-1, V, O dhe P hap pas hapi shkojnë  drejt marrjes së rezidencës permanente në SHBA.

Qëllimi ynë është që të ndihmojmë komunitetin shqiptarë e veçanërisht emigrantët me informacion për t’i bërë të aftë për të kërkuar ndihmë në mënyrë të pavarur. Na i drejtoni pyetjet tuaja  në shqip ose anglisht si gjithmonë në adresën e e-mailit: [email protected]

 

Comment

*