Kur tingujt e një fizarmonike kthehen në tinguj kujtese

Mbi filmin e Fuat Memellit “Njeriu që mposhti errësirën me tingujt e fizarmonikës” kushtuar muzikantit Hakifejzi Tarrelli

 

Nga Namik Selmani

Në këtë kohë ku të gjithë kemi rënë në grackën e trishtuar të poezimanisë dhe kur poezia po ndjen dhe rënien e cilësisë artistike, një lajm i bukur na vjen nga Devolli. Këtë radhë kineasti mjaft i njohur, poeti, skenaristi, artisti i gjithanshëm Fuat Memelli, na jep një vepër të bukur filmike. Një gjetje artistike nga ato që ai i lë të zgjuara përherë interesin e shikuesve dhe jetëgjatësinë artistike, duke i shërbyer më shumë së ardhmes. Ende dhe sot filmi që ai ka bërë para disa vitesh për Devollin, është një ndër më të mirët filma dokumentarë për këtë krahinë për shumë vite të tjera që do të vijnë. “Njeriu që mposhti errësirën me tingujt e fizarmonikës” është nga dokumentarët më të fundit kushtuar një prej figurave të njohura të muzikës te kesaj treve e me gjere, muzikantit të verbër, Hakifejzi Tarelli. Ai sjell dashurinë, pasionin dhe përkushtimin e një prej artistëve të muzikës devollite. Tarelli një muzikant autodidakt, ndonëse i verbër ka lënë gjurmë të pashlyera në festivalet folklorike e aktivitete të tjera, në Devoll e më gjerë. Për kontributin që ai dha në lëmin e muzikës, është vlerësuar me urdhërin “Naim Frashëri” pas vdekjes, nga Presidenti i Republikës. Dokumentari është një krijim i gazetarëve të apasionuar Fuat Memelli dhe Kosta Naka. Fuat Memelli një gazetar i njohur i RTSH, aktualisht në pension, është kujdesur edhe për kameran dhe regjinë. Dokumentari u shfaq dy herë në Devoll, në fshatin Braçanj që është vendlindja e muzikantit Hakifejzi Tarrelli si dhe në qytetin e Bilishtit. Pjesëmarrësit që e morën fjalën në promovim, vlerësuan punën e realizuesve, të cilët me pasion e përkushtim, brenda një kohe të shkurtër sollën të gjallë Hakifejziun, muzikantin me të shquar të Devollit.
Filmi ka një historik të veçantë. Që 16 vjet më parë, Fuati pergatit një kronikë për një fizarmoniçist të verbër. Një artist të tastierës që shoqëronte aktivitete të ndryshme, në mbrëmje të ndryshme rinore e sidomos kur në Devoll vinte kryepoeti i Devollit dhe i Shqipërisë, Dritëro Agolli. E pra një ngjizje e tillë e linte si i thonë fjalës, të pagjumë Fuat Memellin. Poetin dhe regjisorin e dhjetra filmave, fituesin e disa çmimeve, shqiptarin e mirë që jeton mes Bostonit, Devollit dhe Tiranës .
Duket se ishte risia më e bukur që kishte atë dite Bilishti, qendra e Devollit kur u promovua premiera e dokumentarit.
Një film që vuri në provë edhe fjalën e mençur të Kosta Nakes që është bashkëskenarist i filmit.
E më tej çdo gjë flet për Fuatin. Ai është regjisori, ai është operatori, ai është ideatori. Nuk e quante të kryer detyrën Fuat Memelli pa e mbaruar këtë film dhe pa e promovuar atje mes bashkëfshatarëve dhe miqve të vetë artistit të fizarmonikës.
Filmi ndjek linjën tradicionale të rrëfimit artistik. Vijnë njëri pas tjetrit para mikrofonit njerëz të thjeshtë, artistë, familjarë të artistit të verbër të fizarmonikës, motra, vëllai. Të tillë janë Nexhmi Tarrelli, Oliver Topçiu, Pellumb Agolli, Miço Palloi, Febi Kanina, Endri Fifo, Zhaneta Tarrelli, Nafiz Babi, Kujtime Babi, Destan Dangellia, etj. Është një Devoll i tërë që flet për të. Vetë Fuati ka shfrytëzuar edhe arkivin e tij filmik me disa xhirime të këtij artisti kur ai jetonte , te cilat i ka vënë në filmin e paraqitur.
Është shumë me vend dhe e harmonizuar muzika e filmit. Vetë filmi ka dhe disa pjesë të ekzekutuara nga artisti i verbër.
Zëri i ngrohtë dhe i mrekullueshëm i folesit Xhelil Aliu, pa dyshim që ia ka ngritur shumë vlerat. Po kështu edhe montazhi i Esmerlada Sulës është shumë funksional në varësi të idesë dhe të skenarit . Në qendër të filmit janë intervistat që shumë miq kanë dhënë për jetën aktivitetin e këtij artisti. Edhe pse filmi është me një kohë relative të shkurtër, ai ka dhënë shumë detaje artistike si udhëtimi në rrugë që përkon me kujtesën që ka krahina për te. Është bari që e rreh era e Devollit dhe që të jep përshtypjen e një dallgëzimi tingujsh. Janë çatitë e kuqe të Devollit. Me shumë art është vënë dhe jë valle e fëmijëve devollinj që interpretohet me virtuozitet.
Jo vetëm kujtesa artistike për këtë muzikant por edhe përpjekjet për të realizuar një film te bukur dokumentar, janë masa më e madhe e vlerësimit për kineastin Fuat Memelli.

 

Duke ndjekur dokumentarin ne Bilisht.

Duke ndjekur dokumentarin ne fshatin Bracanj.

Duke ndjekur dokumentarin ne fshatin Bracanj.

Pjesemarres duke folur pas shfaqjes se filmit ne Bilisht.

Pjesemarres duke folur pas shfaqjes se filmit ne Bilisht.

Hakifejzi Tarelli, te cilit i kushtohet dokumentari.

Pjesemarres duke folur pas shfaqjes se filmit ne Bilisht.

Fuat Memelli

Comment

*