Kurti: Besoj në pafajësinë e UÇK-së

Prishtinë, 24 qershor 2020 – Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh ish-kryeministër i Kosovës, ka thënë se beson në pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe që lufta e saj ka qenë e drejtë.

Në një prononcim për media, Kurti është shprehur se situata e krijuar sot “është pasojë e re e gabimeve të moçme”.

“E di që lufta çlirimtare e UÇK-se është luftë e drejtë, është luftë kundër një agresori dhe okupatori, i cili kishte kryer gjenocid në vendin tonë dhe se luftëtarët e lirisë, veteranët, invalidët e UÇK-së edhe historikisht janë në të drejtën e tyre dhe tonë”.

Kurti ka thënë se Kosova është dashur që moti ta ketë gjyqësinë e vet të pavarur dhe të paanshme që të hetojë, gjykojë dhe dënojë të gjitha krimet e luftës dhe të paqes, mbi të gjitha ato që janë shkaktuar nga Serbia në Kosovë.

(r.m.)

Comment

*