Kurti: Delegacioni i Kosovës ka shkuar në Uashington për turizëm

Prishtinë, 3 shtator 2020 – Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur qëndrim shumë kritik nga delegacionit të Kosovës që gjendet në vizitë Uashington.

Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se delegacioni i Kosovës është tepër I madh dhe ka shkuar në Uashington tri ditë para takimit me delegacionin e Serbisë. Për këtë arsye, ai e ka cilësuar si “turizëm qeveritar“ vizitën e delegacionit të Kosovës në Uashington.

Përveç kësaj, ai vë në dyshim aftësitë e pjesëtarëve të delegacionit të Kosovës për të zhvilluar negociata me pjesëtarët e delegacionit të Serbisë.

“Delegacioni kosovar shkoi tri ditë më herët, para fillimit të bisedimeve. Ky është turizëm qeveritar me para të shtetit e të popullit. Delegacioni nga Kosova është enorm për nga numri i pjesëmarrësve dhe shumëfish më i madh sesa ai nga Serbia. S’ka përvojë në negociata ndërkombëtare, por vetëm në ato për poste qeveritare. Mbase negociatat e vërteta janë mes SHBA-së dhe Serbisë, e delegacioni kosovar është ndërmjetësuesi i panevojshëm”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se mes Kosovës e Serbisë ”s’mund të ketë marrëveshje të drejtë e të qëndrueshme” pa një vlerësim të marrëveshjeve të shkuara, pa paraqitur kërkesa të qarta e të argumentuara ndaj Serbisë dhe pa një platformë të përbashkët dhe pa një ekip negociator konsensual.

Kurti e ka kontestuar edhe një herë legjitimitetin e qeverisë aktuale të Kosovës që të zhvillojë negociata me Serbinë për të ardhmen e Kosovës. Ai e ka quajtur “çmenduri“ idenë që për arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë dhe aq më pak të qëndrueshme, siç është shprehur, ”pa përfshirjen e partisë më të madhe në vend”.

(r.m.)

One Response to “Kurti: Delegacioni i Kosovës ka shkuar në Uashington për turizëm”

Read below or add a comment...

  1. Viktori says:

    Tipar i mire dhe i duhunt e jeshe i pakurruptuar,por nuk asht i mjaftueshme per tüdheheqe nje vend dhe lider i nje partie;Ja pse Kurti nuk ka eksperience ne politike dhe asht i traumatizuem nga torturat qe i ben policija serbe ,asht veshtire te marresh vendime te medha. Ne rradhen e ipartise qe e udheheqe Kurti ka islamist radikal dhe deputet ponjashtu islamist. Te rinjet e dojne peraresye se asht i pakorruptuar ,por skena politike po nderrone dhe Kurti nuk ka perspektive ne politike.

Comment

*