Kurti dhe Mustafa konfirmojnë votën pro shpërbërjes së Kuvendit

Prishtinë, 13 gusht 2019 – Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (VV) kanë konfirmuar se më 22 gusht do të votojnë për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti pas takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa tha se të dyja grupet parlamentare do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se gjatë takimit janë pajtuar që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje.

Më 5 gusht Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se seanca për shpërbërjen e Kuvendit do të mbahet më 22 gusht.

Shpërbërja e Kuvendit të Kosovës i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit.

Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë më 19 korrik, meqë ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

(REL)

Comment

*