Kurti: Dy të tretat e buxhetit të Kosovës vjen nga mërgata

14 - Albin Kurti portret“Pa paratë që sjellin bashkatdhetarët tanë në Kosovë për familjet, farefisin dhe miqtë e tyre, ne si shtet dhe shoqëri nuk do të mund të mbijetonim as disa muaj”, thotë Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje

 

Prishtinë 6 Gusht 2013 – Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje e ka vlerësuar kontributin e mërgatës shqiptare në botë si një faktor shumëdimensional i cili edhe në të kaluarën, por edhe tani kontribuon për zhvillimin e Kosovës.

Ai këto komente i ka bërë në qytetin jugor të Kosovës, Gjilan, ku ka bashkëbiseduar me qytetarë të ardhur nga diaspora për pushime.

“Populli i Kosovës paratë dhe muskujt i ka në diasporë. Pa paratë që sjellin bashkatdhetarët tanë në Kosovë për familjet, farefisin dhe miqtë e tyre, ne si shtet dhe shoqëri nuk do të mund të mbijetonim as disa muaj. Paratë që na vinë nga bashkatdhetarët sillen rreth 2/3 të buxhetit të Kosovës” , theksoi Kurti.

Sipas tij, pa mërgatën nuk do të kishte as rezistencë paqësore para lufte dhe as lufte të UÇK-së. “

Të gjitha zhvillimet në Kosovë janë planifikuar duke llogaritur në ndihmën e diasporës dhe kjo ndihmë nuk ka munguar dhe ka qenë vendimtare, por sot kjo nuk çmohet dhe nuk vlerësohet në mënyrë institucionale nga Kosova” ka pohuar Kurti.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës remitanca (të hyra nga diaspora) gjatë një viti Kosovës i vijnë rreth 600 milionë euro, ndërsa buxheti i Kosovës aktualisht për këtë vit është pak me shumë se 1.5 miliard euro. (B.S.)

Comment

*