Kurti: E ardhmja është e jona

Prishtinë, 26 mars 2020 – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një mesazhi të postuar në profilin e tij në Facebook, shpreh pikëpamjet e tij lidhur me rrëzimin e qeverisë së tij.

Kurti, i cili flet si lider i Lëvizjes Vetëvendosje, e sheh rrëzimin e Qeverisë si ngnritje të partisë së tij.

“Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje”, shkruan ai në krye të mesazhit.

“Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona”, shkruan ai.

Kurti e akuzon Kuvendin e Kosovës se me votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së tij tjetërsoi vullneti politik të qytetarëve. Ai e citon ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, I cili ka thënë: “Kur përfaqësimi demokratik bie në konjukturë politike, tjetërsimi bëhet normë”.

Në fund të mesazhit, Kurti thotë se qeveria në detyrë që e drejton ai do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj në pajtim me Kushtetutën e vendit.

“Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar”, shkrtuan ai.

 

Postimi i plotë i Kurtit:

 

Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh.

Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi.

Ky kuvend nuk e beson këtë qeveri sepse i nënshtrohet qeverisë si të tillë. Qeveria jonë nuk e beson këtë kuvend sepse e dashuron kuvendin si të tillë.

Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë.

Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial.

Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar.

Para së gjithash, duhet ta luftojmë bashkë pandeminë Covid-19. Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë.

(r.m.)

One Response to “Kurti: E ardhmja është e jona”

Read below or add a comment...

  1. Nik says:

    Zoterinj te redaksise, per farse e kini kete opsionin e komenteve! Me mire hiqeni fare!
    Tung

Comment

*