Kurti e emëron një shtetas amerikan këshilltar të jashtëm politik

Prishtinë, 13 shkurt 2020 – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar sot (e enjte) shtetasin amerikan, Tienmu Ma, këshilltar të jashtëm politik të Kryeministrit për fushën e të drejtave të njeriut.

Zyra e kryeministrit njoftoi se me rastin e nënshkrimit të vendimit për emërim, Kurti i ka uruar këshilltarit Tienmu Ma “suksese në punën e përbashkët në udhëheqje të ekzekutivit”. (r.m.)

Comment

*