Kurti e shkarkoi zëvendëskryeministrin Hoti

Prishtinë, 25 mars 2020 – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka shkarkuar nga pozita e zëvendëskryeministrit në detyrë, Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendëskryeministrit të parë në detyrë, Avdullah Hoti”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Kurti e shkarkoi Hotin vjen vetëm një orë pasi Kuvendi i Kosovës e votoi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë ‘Kurti’.

Mocioni u iniciua nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ishte pjesë e koalicionit qeverisës, bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje të Kurtit.

Avdullah Hoti ishte njëri ndër mbështetësit kryesorë të nismës për rrëzimin e Qeverisë ‘Kurti’.

Për rrëzimin e qeverisë votuan 82 deputetëve, kundër votuan 34, kurse një deputet abstenoi.

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti u zgjodh më 3 shkurt të këtij viti. (r.m.)

Comment

*