Kurti: Me mua s’ka korrigjim kufijsh, Rama injorues

Kryeministri Albin Kurti tha se projekti i shkëmbimit territorial me Serbinë ka dështuar dhe se me të Kryeministër edhe ideja vdes

Për Albin Kurtin projekti i shkëmbimit territorial mes Kosovës dhe Serbisë ka dështuar dhe me të si Kryeministër ai thotë se edhe ideja që është akoma gjallë do të vdesë.
Për Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma ai tha se shumë shpejt do të qartësohet edhe roli i Richard Grenell në dialog pas lajmit për dorëheqjen e tij si ambasador amerikan në Gjermani.
Por Kurti zgjidhjen e vetme për Kosovën e sheh te bashkëpunimi transatlantik mes SHBA e BE.
A ekziston mundësia e një marrëveshje për shkëmbim territoresh përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA?
Kurti: Projekti i shkëmbimit territorial që në thelb është propjekti i ndarjes së Kosovës ka dështuar por ideja nuk ka vdekur. Ekziston si kërcënim. Me mua si kryeministër edhe ideja vdes prandaj ka motiv shtesë nga qarqe të caktuara që kjo të ndryshojë. Ambasadori Grenell kishte dikur tre funksione, sot e ka një. Nuk është më ambasador i SHBA-së në Gjermani, nuk e di nëse ky zvoglim drastik si diplomat politik do të thotë se do të ketë më shumë kohë për dialogun Kosovë-Serbi apo edhe aty do të ketë më pak pushtet.
Nuk besoj që ne mund ta dimë por jam i bindur që së shpejti do ta marrim vesh, në ditët në vijim. Zgjidhja është bashkëpunimi transatlantik mes SHBA e BE. Këto janë dy superfuqitë më të mëdha të kohës që nuk kanë zëvendësim me dikë tjetër për ne si Republikë e Kosovës dhe ne si komb shqiptar, por njëkohësisht nuk mund të zëvendësojnë njëra-tjetrën, na duhen të dyja si SHBA ashtu dhe BE.

Kurti: Aktivistët e VV do të kundërshtojnë edhe më fort

Teatri kombëtar ishte i të gjithë shqiptarisë, dhe në rastin më të keq duhej të ishte kthyer në muze por jo të shembej. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetaren Beti Njuma në Rtv Ora nuk la pa thumbuar kryeministrin shqiptar Edi Rama me vendimin e shembjes se teatrit ne kohen e pandemise.
Kurti komenton arrestimin e kryetarit te VV ne Tirane dhe anëtarëve të lëvizjes VV ndërsa thotë se nuk e di përse e ka fjalën Rama kur shprehet se ndihet i lënduar nga ai (Kurti)
Albin Kurti: Ka shumë drama e shfaqje që kanë shënuar kulturën historinë e shqiptarëve në përgjithësi në atë teatër kombëtar. Në rastin më të keq ai teatër kombëtar do të duhej të kthehej në muze por jo të shembej. Teatri Kombëtar nuk është vetëm i Shqipërisë, është i të gjithë shqiptarëve dhe i yni, edhe i mërgatës. Qasja e shembjes së teatrit në orët e hershme të mëngjesit në kohët e pandemisë për tu treguar një lloj qendre tregtare ku brenda saj është dhe teatri më duket një logjikë neoliberale sesa një lloj kujdesi për kulturën e urbanizimit.
Unë e kuptoj se duhet të ketë kafeteri të artistëve pranë teatrit, por një herë vjen teatri dhe më pas vjen kafeteria ku bëhen diskutimet para dhe pas shfaqjes. Dhe jo të bëhen kafeteri e restorante dhe dyqane e më pas njëra ndër gjërat të jetë dhe teatri. Nëse nuk të pihet kafja shohim ndonjë dramë.
“Pse kryeministri Edi Rama ndihet i lënduar me ju. Thotë “Ajo që më lëndon me Albin Kurtin është gënjeshtra..”
Albin Kurti: Për besë nuk e di për cfarë flet.
Pyetje: Dhuna nga policia gjatë protestës së 17 majit .. Arrestimi i Boiken Abazit.. përse ky arrestim selektiv
Albin Kurti: Boikeni është drejtor ekzekutiv i qendrës së lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Ai nuk është individ por anëtar organizate. Mesiguri me të kanë dashur të japin shembullin për aktivistët e tjerë. Duke thënë që kur udhëheqësit tuaj ua bëjmë kështu cfarë do të bëjmë me ju. Por unë e njoh Boikenin mirë, njoh dhe organizatën dhe aktivistët dhe ata do të jenë edhe më të fortë në kundërshtimin e gjithçka që është e dëmshme dhe e padrejtë. Ata kanë organizimin e tyre autonom. I marrin vendimet, i mbajnë qëndrimet dhe do ta vazhdojnë punën edhe më shumë se më përpara.
Pyetje: Nuk e di a jeni në dijeni të deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë një interviste televizive ku shprehet se lëvizja VV kanë ndërmarrë aksione për të rrëzuar qeverinë time

Albin Kurti: Për besë nuk e di për cfarë e ka fjalën takonte, Kurti: Kryeministrat e Kosovë-Shqipëri nuk e kanë luksin të injorojnë kështu njëri-tjetrin

Marrëdhëniet mes dy kryeministrave në Shqipëri dhe Kosovë duken se vazhdojnë të mbeten të “ngrira”. Një fakt të tillë e pranoi dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti për Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma, i cili solli edhe njëherë në vëmendje refuzimin e kryeministrit shqiptar për ta takuar në mars për një plan të përbashkët veprimi kundër koronavirusit.
Kurti thotë se nga ana e tij janë bërë të gjitha përpjekjet për një marrëdhënie normale, duke shtuar kryeministrat e dy shteteve shqiptare nuk e kanë luksin të injorojnë njëri-tjetrin në këtë mënyrë.
Pyetje: Nuk e di a jeni në dijeni të deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë një interviste televizive ku shprehet se lëvizja VV kanë ndërmarrë aksione për të rrëzuar qeverinë time
Albin Kurti: Për besë nuk e di për cfarë e ka fjalën
Pyetje: Si janë marrëdhëniet aktuale me kryeministrin?
Albin Kurti: Nuk kam shumë raporte me kryeministrin Rama për shkak se unë propozova të takohemi bashkë tre liderë institucionalë nga Kosova dhe Shqipëria në fund të muajit mars. Meqenëse nuk mund të bëjmë takimet e qeverive, thashë ta bëjmë krerët institucionalë, krerët e Kuvendit, Kryeministrat dhe Presidentët nga Kosova dhe Shqipëria. 6 veta të diskutojmë dhe për çështjen e luftimit të pandemisë Covid-19 por edhe për hallet e njëri-tjetrit dhe hallet e përbashkëta sepse kufiri nuk duhet të na ndante.
Kosova dhe Shqipëria e kanë një kufi që nuk është i shqiptarëve dhe ne përfaqësojmë shqiptarët por nuk pati gatishmëri dhe interesim për një takim të tillë. Unë jam i interesuar që të bashkëpunojmë, mendoj se kryeministri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë nuk e ka kanë komoditetin dhe as lirinë që ta injorojnë njëri-tjetrin kështu dhe që të mos takohen, të mos komunikojnë dhe të bashkëpunojnë.
Kryeministri Rama i ftuar në “Çim Peka LIVE” refuzimin e justifikoi me faktin se i dukej një takim propagandë.
Rama: Nuk e kam parë të arsyeshme një takim të tillë propagande. Se ç’pandemi do të luftonim në në atë format?! Ndërkohë kishte edhe probleme të tjera në Kosovë. Për ju nuk e di, por për mua ishte një shfaqje që nuk e konsiderova të arsyeshme të merrja pjesë.

Kurti: Teatri të mbahej muze, jo të shembej, është i gjithë shqiptarëve e mërgatës

Kurti foli edhe për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Kurti tha se në rastin më të keq Teatri kombëtar duhet të ruhet si një muze, por jo të shembej.
Kryeministri i Kosovës shtoi se qasja që shembet Teatri në orët e hershme të mëngjesit dhe në kohë pandemie, për të ndërtuar qendër tregtare, më dukesh më shumë një logjikë neoliberale se sa një kujdes për kulturën dhe urbanizmin.
Kurti: Në rastin më të keq Teatri kombëtar duhet të ruhet si një muze, por jo të shembej. Edhe drama “Epoka para gjyqit” është dhënë në atë teatër. Teatri kombëtar nuk është teatri i Shqipërisë, por është Teatri i gjithë shqiptarëve edhe mërgatës. Kjo qasje që shembet Teatri në orët e hershme të mëngjesit dhe në kohë pandemie, për të ndërtuar qendër tregtare, më dukesh më shumë një logjikë neoliberale se sa një kujdes për kulturën dhe urbanizmin.
E kuptoj që duhet të ketë kafeteri për artistët pranë teatrit, por një herë vjen teatri dhe pastaj kafeteria ku bëhen ato diskutimet, para dhe pas shfaqjes, jo të provojmë të bëjmë kateteri, restorante e shopping mall, e masandaj, njëra ndër gjërat të jetë edhe Teatrit, bash nëse nuk të pihet kafja, atëherë mund të shohësh edhe ndonjë dramë.
Boiken Abazi është pjesë e një organizate, pra nuk është një individ, por një pjesëtar i një organizate dhe me të kanë dashur të japin shembullin e aktivistëve të tjerë, duke thënë se kur ia bëjmë kështu udhëheqësve, juve ua bëjmë më keq. Unë e njoh mirë Boikenin dhe aktivistët dhe ata do të jenë më të fortë në kundërshtimin e gjithçkaje që është e dëmshme dhe e padrejtë. Ata kanë organizimin e tyre autonom, i marrin vendim dhe do ta vazhdojnë punët edhe më shumë se më përpara.

Kurti: Shqipëria hap kufirin me Kosovën me 1 qershor, ne vendosim këtë javë

Kurti u shpreh se këtë javë do të merret vendimi për hapjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Kurti shtoi se ky vendim do të bazohet të Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës
Kurti: Edhe në këto ditë të kësaj jave duhet ta marrim këtë vendim, duke u bazuar edhe në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës, që kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës ta hapet sa më parë. Duam të marrim në vendim politik, por përbrenda të kenë rekomandimet shkencore të Institutit përkatës.

/Ora News.tv/

 

Comment

*