Kurti: Parimet e dialogut më të rëndësishme se emrat e pjesëmarrësve

Paris, 9 prill 2018 – Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një prezantimi në Fondacionin “Jean Jaurès”, në Paris, ka shpalosur qëndrimet dhe alternativat e partisë së tij lidhur me dialogun me Serbinë, lidhur me sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe lidhur me zhvillimin ekonomik e social të Kosovë.

Ai ka thënë se parimet e dialogut janë më të rëndësishme se sa pjesëmarrësit dhe ndërmjetësit e dialogut.

“Parimet, kushtet, agjenda dhe formati i dialogut janë më të rëndësishme se emrat e përveçëm që marrin pjesë në të dhe faktorët që do të bëjnë ndërmjetësimin”, citohet të ketë thënë Kurti, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar edhe rëndësinë e procesit të integrimit të kosovës në strukturat evropiane.

Në prezantim kanë marrë pjesë ekspertë dhe funksionarë të lartë frabcezë që kanë punuar në Kosovë ose janë marrë me rajonin e Ballkanit, si edhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, gazetarë dhe studentë shqiptarë që jetojnë në Francë. (r.m.)

Comment

*